“Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer

26 Korrik 2026 | 20:58

Juristja, Mirela Jorgo e ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka komentuar lidhur me dokumentin “Besa” të kryeministrit Edi Rama të prezantuar në mbledhjen e së premtes me grupin Parlamentar të PS-së dhe kabinetin qeveritar.

Jorgo gjatë fjalës së saj u shpreh se deklarata e kryeministrit për “Besën” nuk ka asnjë vlerë apo nocion juridik.

Sipas saj, “Besa” është thjesht një deklaratë e bërë në rrethana shtrënguese për të gjetur një rrugëdalje nga situata ku ndodhet, me protestat në vend.

“Thjesht një deklaratë e kryeministrit në rrethana të shtrënguara për të bërë me ata lloj protestuesish, për të gjetur një rrugëdalje nga kjo situatë shumë shtrënguese që ndodhet kryeministri.

Nga ana juridike, nocioni juridik nuk ka vlerë fare. Mund të jetë një nocion moral, duke u nisur me atë ç’ka ka shqiptari për konceptin e besës ndër shekuj, por që nuk ka lidhje të paktën me kryeministrin në atë profilin e tij për katër mandate, të cilët shumë herë, se jo pa të drejtë, dalin ata shqiptarë, kanë mbushur rrugët, kanë 57 ditë, sepse aty janë të gjitha llojet e kategorive, të gjitha llojet e rrymave.

Që do të thotë aty ka shqiptarë të zhgënjyer për pjesën ekonomike, aty ka të zhgënjyer për pjesën e trashëgimisë kulturore, aty ka shqiptarë të zhgënjyer për arsimin, për shëndetësinë.

Janë shumë problematika në atë lloj proteste, në atë lloj bulevardi. Sepse mund të dali tashi kryeministri thotë ‘më kanë ngrënë kumbulla dhe dardha'”, tha ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 57-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion (VIDEO)

Protesta qytetare vijon në ditën e 57-të të saj teksa kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skëndërbej”...
20:06 | 26/07/2026

Nesër protestë, organizatorët: Marshim nga sheshi “Skënderbej” drejt Parlamentit

Aktivisti Arben Kola këtë të diele pak para nisjes së protestës së sotme u ka bërë thirrje publike qytetarëve që të mblidhen nesër më 27...
19:50 | 26/07/2026

Vijon puna për shuarjen e zjarrit në pyllin e Sodës (VIDEO)

Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e angazhuara po vijojnë punën për shuarjen e zjarrit që përfshiu pyllin e Sodës, në aksin rrugor drejt plazhit të Zvërnecit....
19:05 | 26/07/2026