Vijon puna për shuarjen e zjarrit në pyllin e Sodës (VIDEO)
Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e angazhuara po vijojnë punën për shuarjen e zjarrit që përfshiu pyllin e Sodës, në aksin rrugor drejt plazhit të Zvërnecit.
Flakët, të favorizuara nga era e fortë, u përhapën me shpejtësi, duke vështirësuar punën e ekipeve operacionale.
Në terren u koordinuan veprimet e strukturave përgjegjëse për të kufizuar përhapjen e zjarrit dhe për të mbrojtur sipërfaqet e tjera pyjore.
Prefektja e Qarkut Vlorë ishte në terren teksa shprehu mirënjohjen për punën e palodhur të forcave zjarrfikëse dhe të të gjitha strukturave të përfshira në operacion, të cilat vijojnë të punojnë me përkushtim në kushte të vështira për të vënë situatën nën kontroll.
Njëkohësisht, u bën thirrje të gjithë qytetarëve të tregojnë përgjegjësi maksimale, të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarre dhe të njoftojnë menjëherë autoritetet për çdo vatër të dyshimtë. Ajo theksoi se mbrojtja e pyjeve dhe e pasurive natyrore është përgjegjësi e përbashkët.
Dita e 57-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion (VIDEO)
Nesër protestë, organizatorët: Marshim nga sheshi “Skënderbej” drejt Parlamentit
Aksidentohet një karrotrec në aksin Librazhd-Elbasan, detajet e para (VIDEO)
- 20:06 Dita e 57-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë: Shqipëria kërkon revolucion (VIDEO)
- 19:50 Nesër protestë, organizatorët: Marshim nga sheshi “Skënderbej” drejt Parlamentit
- 19:38 Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
- 19:18 Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza
- 18:55 Brazili tërheq ambasadorin nga Argjentina pas kritikave të Mileit për Lulën
- 18:34 Irani ndalon sulmet ndaj aleatëve të Uashingtonit, teksa SHBA-ja pezullon bombardimet