Aksidentohet një karrotrec në aksin Librazhd-Elbasan, detajet e para (VIDEO)

26 Korrik 2026 | 17:50

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin Librazhd-Elbasan, ku është përfshirë një karrotrec që transportonte një automjet.

Sipas informacioneve paraprake, karrotreci kishte shkuar për të tërhequr një mjet që kishte pësuar më herët një defekt gjatë lëvizjes. Gjatë transportimit, ai është aksidentuar, duke shkaktuar vështirësi dhe kufizim të përkohshëm të qarkullimit në këtë segment rrugor.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale. Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet që autoritetet të zbardhin dinamikën e plotë të ngjarjes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vijon puna për shuarjen e zjarrit në pyllin e Sodës (VIDEO)

Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e angazhuara po vijojnë punën për shuarjen e zjarrit që përfshiu pyllin e Sodës, në aksin rrugor drejt plazhit të Zvërnecit....
19:05 | 26/07/2026

Sezoni turistik në Theth, turistja kanadeze: Vendi duket si parajsë. Kamarieri: Marr 2 milion lek në muaj

Gazetari i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi ka udhëtuar drejt Thethit ku ka parë nga afër bukuritë e natyrës së veriut teksa ka zhvilluar intervista me...
17:34 | 26/07/2026

Mbyllet përkohësisht Dogana e Kapshticës të hënën, shkak greva e punonjësve grekë. Oraret kur bllokohet lëvizja

Pika doganore e Kapshticës do të pezullojë përkohësisht punën ditën e hënë, më 27 korrik. Shkak për këtë ndërprerje është bërë një grevë e paralajmëruar...
16:19 | 26/07/2026