Sezoni turistik në Theth, turistja kanadeze: Vendi duket si parajsë. Kamarieri: Marr 2 milion lek në muaj

26 Korrik 2026 | 17:34

Gazetari i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi ka udhëtuar drejt Thethit ku ka parë nga afër bukuritë e natyrës së veriut teksa ka zhvilluar intervista me turistë të huaj dhe punonjës të bujtinave të cilët tregojnë më shumë lidhur me turizmin në këtë zonë

Kamarieri 21-vjeçar nga Shkodra për emisionin “Njerëzit e Fshatit” tregon se paga bazë shkon mbi 800 mijë lekë, ndërsa bashkë me bakshishet fitimet arrijnë deri në 2 milionë lekë në muaj. Ai thekson se fjetja, ushqimi dhe akomodimi mbulohen plotësisht nga pronari.

Në Theth nuk punojnë vetëm nga Shkodra, por vijnë të rinj edhe nga zona të tjera të Shqipërisë, si për shembull nga Lushnja. Ndërsa turistët vijnë nga e gjithë bota, nga Europa, Izraeli, Kina, Uruguai, Brazili etj.

Ata preferojnë më shumë natyrën si dhe ushqimet tradicionale, si flija, mishi i qengjit dhe specat me gjizë. Një turiste nga Kanadaja në një intervistë për gazetarin Shkëmbi thekson se kishte dëgjuar për Thethin nga një mik nga Kosova si dhe kishte parë shumë pamje në rrjetet sociale

Për të, natyra është jashtëzakonisht e bukur dhe e pakrahasueshme, ndërsa theksoi se njerëzit janë shumë të sjellshëm

Për sa u përket çmimeve, ajo u shpreh se si kanadeze i duken shumë të arsyeshme dhe të leverdishme. Ajo shtoi se kur të kthehet në Kanada, ajo do t’u rekomandojë të gjithë miqve të saj që ta vizitojnë Thethin.

“Jam nga Kanadaja, po udhëtoj me bashkëshortin tim dhe një mikeshë. Është jashtëzakonisht e bukur, është po aq mahnitëse sa ç’dukej në rrjetet sociale. Kemi kaluar kohën duke bërë ngjitje në mal dhe është me të vërtetë e pakrahasueshme sa i përket bukurisë së natyrës, si dhe njerëzit janë aq të sjellshëm.

Si kanadeze, çmimet më duken shumë të arsyeshme. Tashmë kam shumë njerëz që më pyesin ‘Ku je?’ dhe mendoj se do t’u them: ‘Duhet të vini patjetër, ta shijoni, e rekomandoj”, tha ajo ndër të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbyllet përkohësisht Dogana e Kapshticës të hënën, shkak greva e punonjësve grekë. Oraret kur bllokohet lëvizja

Pika doganore e Kapshticës do të pezullojë përkohësisht punën ditën e hënë, më 27 korrik. Shkak për këtë ndërprerje është bërë një grevë e paralajmëruar...
16:19 | 26/07/2026

Parlament dhe protestë në Tiranë, priten tensione. Mobilizohet Policia

E hëna pritet të rikthejë tensionin politik në qendër të Tiranës. Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet paradite në seancë plenare, për caktimin e anëtarëve...
16:11 | 26/07/2026

Zjarr i përmasave të mëdha në pyllin e Sodës, rrezikohen sipërfaqe pyjore (VIDEO)

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e kësaj të diele pyllin e Sodës, pranë rrugës që të çon drejt plazhit të Zvërnecit,...
16:01 | 26/07/2026