Vuçiç nga Mali i Zi: Serbia do shënojë përparim në rrugën e integrimit

5 Qershor 2026 | 15:41

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vučić, deklaroi sot në Tivat, para nisjes së Samitit “Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor”, se beson që Serbia do të shënojë përparim në rrugën e saj drejt integrimit evropian në periudhën e ardhshme, por theksoi se për këtë nevojiten reforma të shumta.

I pyetur nga gazetarët nëse Serbia është më afër Bashkimit Evropian apo Rusisë, Vuçiç përsëriti se Serbia ndodhet në rrugën evropiane dhe se anëtarësimi në BE mbetet objektivi i saj strategjik.

Ai theksoi se është një njeri i lirë që udhëheq një shtet me politikë sovrane dhe të pavarur, si dhe një popull “që e do lirinë”.

Vuçiç bëri të ditur se gjatë mëngjesit zhvilloi bisedime të mira me presidentin francez Emmanuel Macron, kancelarin gjerman Friedrich Merz, si dhe me zyrtarët e BE-së, Ursula von der Leyen dhe António Costa.

“Besoj se do të shohim përparim të Serbisë në rrugën evropiane dhe kemi shumë punë për të bërë. Ajo për të cilën foli Macron është se të gjithë vërejnë se Serbia është bërë, në çdo aspekt dhe në përpjesëtim me madhësinë e saj, ekonomia më e fuqishme e Ballkanit Perëndimor”, deklaroi Vuçiç.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LVV thotë se i ka votat për Qeverinë, kërkon konsensus për presidentin

Lëvizja Vetëvendosje tha se i ka siguruar votat për formimin e Qeverisë së re pas zgjedhjeve të 7 qershorit dhe se do të kërkojë konsensus...
16:07 | 06/07/2026

“Një simbol i lirisë dhe miqësisë”, Prattipati vlerëson pullën postare të Kosovës për SHBA-në

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka publikuar pamje nga ceremonia e promovimit të një pulle përkujtimore kushtuar 250-vjetorit të pavarësisë së SHBA-së. Në...
15:40 | 06/07/2026

Këshilltari i Trumpit për çështje fetare viziton Manastirin e Deçanit

Këshilltari joformal për çështje fetare i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pastori Mark Burns, po qëndron për vizitë në Manastirin e Deçanit –...
15:14 | 06/07/2026