Shitja e dytë më e shtrenjtë e Interit, PSG blen përfundimisht Icardin
Mauro Icardi është përfundimisht një lojtar i PSG pasi francezët vendosën që të blejnë kartonin e lojtarit nga Interi. Lajmin e konfirmoi vetë klubi zi kaltër.
Argjentinasi ishte huazuar tek francezët në mëkaton e verës që shkoi dhe me sa duket paraqitja e tij I ka bindur drejtuesit parisienë për ta mbajtur në skuadër.
Parisienët do të derdhin në arkat e zi kaltërve shumën e 50 milionë eurove ndërkohë që 8 milionë të tjera do shkojnë në formën e bonuseve.
Ndërkohë që në marrëveshje është përfshirë edhe një klauzolë se në rast se PSG vendos ta shesë Mauriton te një klub italian brenda 12 muajve të ardhshëm atëherë do duhet të paguajë edhe 15 milionë euro të tjera.
Tashmë sulmuesi është shitja e dytë më e shtrenjtë në historinë e zi kaltërve pas Zllatan Ibrahimovic i cili u transferua te Barcelona në vitin 2009 për shumën e 69 milionë eurove.
Mësohet se Icardi ka firmosur një kontratë deri në vitin 2024 me francezët nga e cila pritet të përfitoje 10 milionë euro në sezon. Argjentinasi pritet të marrë rolin e sulmuesit kryesor të skuadrës pasi sipas të gjitha gjasave sulmuesi tjetër Edison Cavani do të largohet nga Parisi.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta