Tërmetet lëkundën vendin, reagon Luigi Soreca: BE-ja solidarizohet me Shqipërinë

26 Shtator 2019 | 14:54

Luigi Soreca, Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri ka reaguar lidhur me dy tërmetet që lëkundën Shqipërinë javën e kaluar.

Përmes një statusi në rrjetin social Twitter, Soreca thkeson se disa shtete anëtare të Bashkimit Europian po solidarizohen me Shqipërinë.

“BE-ja qëndron në solidaritet me Shqipërinë në këtë kohë të vështirë pas tërmetit dhe mbështetja e konsiderueshme e BE është tashmë në rrugën e saj në Shqipëri. Disa Shtete Anëtare të BE po bashkohen në përpjekjet e ndihmës”-shkruan Luigi Soreca.

soreca twitter

Ndër shtetet e para që ofruan ndihmë për Shqipëeinë ishin Kroacia, Hungaria, Austria, Sllovenia dhe Norvegjia.  Këtë e ka pohuar Komisioneri i BE për Ndihmën Humanitare dhe Menaxhimin e Krizave, Christos Stylianides.

“Bashkimi Evropian qëndron në solidaritet me Shqipërinë në këtë kohë të vështirë dhe mbështetja thelbësore e BE-së tashmë është duke shkuar. Falënderoj ngrohtësisht Austrinë, Kroacinë, Hungarinë, Slloveninë dhe Norvegjinë për ofertat e tyre të ndihmës përmes Mekanizmit ton ë të Mbrojtjes Civile. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmë të mëtejshme”- shtoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026