LDK-ja përgatitet për formimin e qeverisë së re në Kosovë

1 Qershor 2020 | 14:11

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila i dha të drejtë presidentit të Republikës së Kosovës për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër, LDK-ja ka nisur lëvizjet për votimin e qeverisë së re.

Kryetari i Grupit Parlamentar në LDK, Arben Gashi, u shpreh për mediat se pritet që ditën e mërkurë të formohet qeveria e re.

“Presim që ditën e mërkurë të kemi qeverinë e re. Janë njoftuar të gjithë partnerët e koalicionit për ditën e mërkurë në ora 11:00. Pra, kërkesa e dorëzuar ishte me 61 deputetë nënshkrues, presim që të kemi 64 vota”,  theksoi ai.

Më tej, z. Gashi shtoi se ditën e nesërme do të mblidhet kryesia e LDK, ku pritet të formalizohen emrat e ministrave që do të jenë pjesë e kabinetit të qeverisë së re.

“Nesër në 16:30 mblidhet kryesia e LDK, e cila do të formalizoj emrat e ministrave. Unë kërkesën për seancë e dorëzova, ndërkohë mbetet në diskrecion të kryesisë së Kuvendit kur mblidhet”, shtoi ai.

Gjykata Kushtetuese ka publikuar sot aktvendimin e plotë për përplasjen mes presidentit të Republikës Hashim Thaçit dhe kryeministrit në detyrë Albin Kurti për dekretimin e Avdullah Hotit për kryeministër.

Kryetari i VV-së dhe njëherësh kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk është i drejtë. Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vetë Bashkimi Europian kanë ftuar palët politike të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026