Lëvizja Vetëvendosje i dërgon letër Gjykatës Kushtetuese
Lëvizja Vetëvendosje i është drejtuar sot me një letër Gjykatës Kushtetuese, ku i kërkon që të pajiset me procesverbalet dhe transkriptet e këtij organi në lidhje me vendimmarrjen mbi dekretin e Thaçit për formimin e qeverisë së re.
Kryetari i Grupit Parlamentar i VV-së, Rexhep Selimi thekson se Kushtetuesja është e obliguar t’i ofrojë të gjitha dokumentet, pasi sipas tij, VV-ja ka qenë palë në këtë proces dhe ka të drejtë t’i ketë këto materiale.
“Kërkojmë pajisjen me procesverbalet dhe transkriptet e Gjykatës Kushtetuese Marrë parasysh rëndësinë dhe ndikimin e madh për rendin kushtetues dhe demokracinë në vendin tonë, domosdoshmërinë për pasqyruar gjithë procesin e shqyrtimit dhe të vendosjes nga ana e Gjykatës Kushtetuese për dekretin antikushtetues të presidentit, sot Kryetari i Grupit Parlamentar i Lëvizjes VETËVEDOSJE! Z. Rexhep Selimi ka kërkuar nga Gjykata që në përputhje me përgjegjësinë për të qenë e hapur dhe transparente për publikun, e veçanërisht për palët, që në afat sa më të shpejtë dhe në format autentik të na ofrojë të gjitha dokumentet, duke përfshirë edhe procesverbalet dhe transkriptet që pasqyrojnë procesin e shqyrtimit dhe të marrjes së vendimit nga ana e Gjykatës Kushtetuese për rastin KO72/20”, thekson VV-ja.
Lëvizja Vetëvendosje vijon të pretendojë se dekreti i presidentit Hashim Thaçit bie ndesh me Kushtetutën. Ajo thekson më tej se kërkon t’i shqyrtojë të gjitha dokumentet mbi të cilat është bazuar Kushtetuesja për t’i dhënë të drejtë dekretit të Thaçit.
“Dekreti antikushtetues i Presidentit nuk mund të justifikohet përmes Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ashtu sikurse aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese është vënë mbi Kushtetutën për ta arsyetuar Presidentin. Andaj si palë në këtë rast, kërkojmë të njihemi me dokumentet që dëshmojnë se mbi çfarë baze është argumentuar ajo që nuk mund të argumentohej në dritën e Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thuhet më tej.
Palët e tjera politike e kanë përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ndërkohë Thaçi e ftoi sot LDK-në të propozojë pa humbur kohë planin për rimëkëmbjen e ekonomisë së Kosovës.

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta