Nga zgjedhja e presidentit të ri deri tek presioni i VV, 3 sfidat e qeverisë së re në Kosovë
Menjëherë pas publikimit të aktvendimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin e Presidentit, për mandatimin e Avdullah Hotit për kryeministër, LDK ka dorëzuar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme për të mërkurën, për votimin e Qeverisë së re. Këtë e ka konfirmuar kryetari i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.
Franko Egro, drejtues i emisionit “Balkan Talks” shprehet i mendimit se tashmë LDK nuk e pengon asgjë në formimin e qeverisë së re në Kosovë. Ai tha se, tre shtyllat e programit janë lufta kundër pandemisë, rimëkëmbja ekonomike dhe e treta nisja e negociatave për zgjidhjen përfundimtare të mosmarrëveshjeve me Serbinë.
Nga ana tjetër, gazetari Egro tha se, Lëvizja Vetëvendosje nuk do të qëndrojë duarkryq pasi ata e njohin vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por nuk pajtohen me të dhe për këtë arsye kërkesa e tyre do të jetë për zgjedhje të reja.
Albert Krasniqi, drejtor i programeve Demokracia Plus thotë se, Vjosa Osmani sipas të gjitha gjasave mund të vijojë të mbajë pozitën e Kryetares së Kuvendit dhe mund të bëjë opozitën brenda LDK-së, siç edhe ka vepruar më herët për qeverinë e Isa Mustafës, gjatë bashkëpunimit me Thaçin.
“Beteja e vërtetë e partive politike në Kosovë është fitimi i besimit të të rinjve, pasi çdo vit 30 mijë të rinj i shtohen listave të zgjedhjeve”, u shpreh z. Krasniqi.
Lidhur me procedurat e formimit të qeverisë së re, Albert Krasniqi tha se, qeveria “Hoti” duhen të paktën 61 vota për t’u zgjedhur kryeministër. Sipas tij LDK i ka siguruar këto vota, por VV nuk do të heqë dorë nga presioni për të shkuar në zgjedhje të reja.
“Tri sfida, nëse do t’i bëjë ballë presionit të VV-së për të shkuar në zgjedhje të reja. Pas një viti do të jetë sfida e zgjedhjes së Presidentit, kur në rast se do të dështohet, vendi shkon në zgjedhje të reja. Ndërsa sfida tjetër janë zgjedhje lokale në vitin 2023, por edhe negociatat me Serbinë. E shoh shumë të vështirë që kjo qeveri ta çojë mandatin deri në fund, por do të duhet të testohet”, u shpreh z. Krasniqi.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta