Puna e Këshillit Politik, sa detyra janë plotësuar që nga janari

1 Qershor 2020 | 20:09

Për gati tre muajsh këshilli politik ka shqyrtuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe rekomandimet e OSBEODIHR. Por sa pika ka miratuar ky këshill dhe çfarë kanë thënë ndërkombëtarët për teknologjinë?

Ndryshimet e Kodit Zgjedhor janë kryefjala e artikulimeve politik të javës së fundit. Edhe ditën e sotme, arritja e një marrëveshjeje politik për këtë çështje duket se është fokusi i agjeendave politike por edhe diplomatike.

Por si ka ecur puna e Këshillit Politik deri në skadimin e afatit që ishte 31 maj?

Puna e këtij organi politik ishte miratimi i rekomandimeve të OSBE-ODIHR që nga zgjedhjet e vitit 2013 e deri tek ato të vitit 2019.

Deri më tani Këshilli politik ka gjetur dakordësinë në rekomandimet që ka dhënë ODIHR që fokusohen në: Kuotat Gjinore, Financimi i Fushatave Zgjedhore, Organizimi i Fushatave Zgjedhore, apo edhe garanci të tjera në mirëmenaxhimin e procesit zgjedhor. Për sa i përket rekomandimeve palët ndahen në dy çështje, ankimimet zgjedhore dhe administrata zgjedhore.

Për të dyja këto rekomandime nuk kanë gjetur ende gjuhën e përbashkët, ndonëse jo zyrtarisht mësohet se kompromisi për këto dy çështje ishte i afërt.

Pika që theu dialogun politik ishte implementimi I teknologjisë në zgjedhje. Por kjo çështje në vetvete nuk ka qenë asnjëherë rekomandim i OSBE-ODIHR.

Ndërkombëtarët për këtë çështje kanë theksuar gjithmonë se nëse palët bien dakord për implementimin, kjo duhet të zbatohet në projekte pilote dhe në mënyrë sa më të vogël, por në të gjitha rastet nuk duhet të kalojë 10% të votuesve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026