Shqiptarët bllokohen në kufi me Kosovën, Hasimja: Pengesa qesharake pas deklaratash nacionaliste
Edhe pse prej 1 qershorit kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës është hapur, qytetarë të shumtë mbeten pa kaluar teksa po hasin mungesë informacioni dhe paqartësi se kush lejohet dhe kush nuk lejohet të kalojë.
Pedagogu Ermal Hasimja, i cili gjithashtu kishte mbetur pa kaluar për në Kosovë të martën, i tha gazetares Esmeralda Mulaj në Euronews Albania se “nga policia kufitare nuk thuhej qartë nëse kufiri është mbyllur apo hapur”.
“Policët praktikisht kthejnë pas të gjithë ata që duan të kalojnë. Një herë thuhet që është i mbyllur, pastaj dikush tjetër thotë që po pate një vërtetim testi negativ për COVID-19 mund të kalosh,” – tha Hasimja teksa shtoi se rezidentët në Kosovë kanë kaluar kufirin të martën.
Hasimja tregoi se ishte nisur që herët në mëngjes për të shmangur radhët në kufi. Por që nuk kishte pasur dijeni për vendimet e autoriteteve kosovare.
“Jam nisur që më 4 e gjysmë të mëngjesit, me shpresën që të isha më parë nga të gjithë, por që kur mbërrita dy-tre policë më thanë se nuk mund të kaloja se kufiri ishte i mbyllur. Kosova ka mbyllur kufirin për shqiptarët e Shqipërisë. Nuk e marr vesh çfarë po ndodh dhe është qesharake se nga një anë kemi deklarata nacionaliste e ndërkohë kemi këto veprime kështu,” – tha Hasimja në pikën kufitare të Morinit duke shtuar se do të qëndronte aty me shpresën se me një urdhër tjetër situata mund të ndryshojë.
Një ditë më parë situata ishte edhe më e trazuar pasi qeveria e Kosovës u detyrua të anulojë një vendim që kërkonte dezinfektimin me kosto 22 euro të kamionëve që kalonin kufirin, çka solli protesta në pikën kufitare dhe radhë të gjata.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta