Putin po përgatitet për një luftë të gjatë në Ukrainë, paralajmëron SHBA
Vladimir Putin po përgatitet për një luftë të gjatë në Ukrainë, sipas SHBA dhe një fitore ruse në rajonin lindor të Donbasit mund të mos i japë fund sulmit rus, raporton BBC.
Drejtorja e Inteligjencës Kombëtare amerikane, Avril Haines thotë se muajt e ardhshëm veprimet ruse mund të përshkallëzohen dhe të bëhen më të paparashikueshme.
“Tendenca aktuale rrit mundësitë që presidenti Putin të kthehet me mjete më drastike”, thotë Haines.
Ajo paralajmëron se Rusia mund të kërkojë një urë tokësore për në territorin e shkëputur moldav të Transnistrisë dhe se ka të ngjarë që presidenti Putin të kërkojë të vendosë ligjin ushtarak në Rusi.
Sipas Haines, Kremlini do të autorizonte përdorimin e armëve bërthamore vetëm nëse Putin percepton një kërcënim ekzistencial për Rusinë.
LEXONI GJITHASHTU:
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet