Rama: Sfida e COVID-19 u përballua me sukses. Mjekët morën hak për 30 vjet përbaltje si të korruptuar
Kryeministri Edi Rama e cilësoi një sfidë ekstreme të përballuar me sukses situatën e krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, por theksoi se askush nuk duhet të mendojë se virusi ka ikur.
Kreu i qeverisë inauguroi strukturën e re spitalore të quajtur COVID-3 të ndërtuar brenda një kohe të shkurtër me qëllim përballimin e një vale tjetër të virusit, nëse do të ketë.
“Është e rëndësishme, megjithëse e bezdisshme që njerëzit mos të harrojnë që virusi nuk ka ikur, se po të kishte ikur do ta kishin deklaruar ata që janë shumë më të ditur dhe më të pasur se ne, që vazhdojnë të jenë të mbyllur dhe të pësojnë situata traumatike, që nga SHBA, Franca e Britania e Madhe. Virusi është këtu.
Në kushtet kur ne jemi duke u hapur gradualisht, është e qartë që nuk mund të kontrollohet populli çdo ditë me policë e ushtarë”, tha kryeministri.
Teksa falënderoi sipërmarrësit, që sipas tij kontribuuan që struktura spitalore COVID-3 të ngrihej në një kohë rekord, kryeministri theksoi se vjeshta mund sjellë një valë të dytë virusit për të cilin tashmë jemi edhe më të përgatitur.
Kreu i qeverisë vlerësoi punën e mjekëve dhe infermierëve në këtë sfidë, të cilët siç tha morën hak për 30 vjet përbaltje si të korruptuar.
“Më vjen shumë mirë ndër të tjera që mjekët dhe infermierët morën një hak pas 30 vjetësh të vendosur në shënjestër me sharje, baltë dhe goditje fizike si një kategori e zhytur në pisllëk dhe korrupsion që të lë të vdes rrugësh po nuk pagove dhe shpresoj se shumica e shqiptarëve nuk do ta harrojnë.
Nuk kemi pasur asnjë braktisje të detyrës, siç ka ndodhur në vende të tjera. Ka qenë një superskuadër e angazhuar ditë-natë”, tha kreu i qeverisë.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta