Formimi i qeverisë së re në Kosovë, lëkundje brenda koalicionit

2 Qershor 2020 | 14:14

Edhe pse një ditë më herët kishte deklaruar që Lidhja Demokratike e Kosovës i ka 64 vota për formimin e Qeverisë së re, sot shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Arben Gashi refuzoi të flas me numra.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ai tha që seanca e jashtëzakonshme për votimin e qeverisë “Hoti është caktuar të mbahet të mërkurën në orën 11:00. I pyetur nëse LDK me partnerët i ka 64 vota, ai tha se kjo do të shihet në votimit në Parlament.

“Mendoj që është e padinjitetshme që deputetët të konsiderohen si vota, deputet gjithsecili është personalitet në vetvete dhe duhet të respektohet si i tillë. Ne jemi të sigurtë që e kemi thirr një seancë, e cila do të mbahet nesër në orën 11:00 dhe në të cilën secili deputet mbi bazën e bindjes së vet do të votojë. A janë 60 a janë 70 vendoset nesër”, është shprehur z. Gashi.

Ndërkohë, pas mbledhjes së Kryesisë nuk është deklaruar as Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani dhe as nënkryetarja, e cila vjen nga Vetëvendosje, Arbërie Nagavci. 

Dje, deputeti i Nismës Social Demokrate, Haxhi Shala deklaroi e nuk e di, a do ta votojë qeverinë “Hoti”. “Nuk kam nevojë me diskutu këtë çështje, është çështje e brendshme e NISMA-s. Nuk e kam atë problem as nuk merrem me atë çështje”, është shprehur ai.

LDK bashkë me AAK-në, Nismën Social Demokrate dhe pakicat serbe dhe jo serbe në koalicion, pritet që nesër të votojnë për qeverinë “Hoti”, e cila kërkon minimalisht besimin e 61 deputetëve nga 120 që ka Kuvendi i Kosovës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026