Lufta kundër kanabisit, Sandër Lleshaj: Janë 4 qarqe problematike, legalizimi debat tjetër
Fjalën online para drejtuesve të policisë, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, e nisi me ankesat për pushtetin vendor i cili nuk po merr përgjegjësi në luftën kundër kultivimit të kanabisit. Për këtë Lleshaj foli për 4 qarqe problematike.
“Sipas informacioneve që unë disponoj, zonat me rrisk konsiderohen ende disa qarqe të vendit, si qarku i Gjirokastrës, Shkodrës, Durrësit, Vlorës, ku kërkohet përqendrim dhe vëmendje maksimale, pa lënë në vëmendje edhe qarqe të tjera”, tha ai.
Duke kujtuar vitet e kaluara ku oficerë të lartë të policisë u implikuan në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit, Lleshaj kërkoi luftë edhe me të keqen brenda radhëve të uniformave blu ndërsa theksoi se kjo nuk duhet të ngatërrohet me debatin për legalizimin për qëllime mjekësore.
“Legalizim i kanabisit për qëllime mjekësore dhe kultivimi ilegal janë dy çështje që nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën”, tha ai.
Një ditë më parë në një raport të agjencisë për monitorimin e drogave dhe EUROPOL, theksohej se parashikohet që këtë vit në Shqipëri do të rritet kultivimi i kanabisit si pasojë edhe e angazhimit të policisë më masat anticovid.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta