Richard Grenell i paraqet dorëheqjen Trump, Presidenti e largon me një dhuratë
Richard Grenell, i dërguari special i Presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, ka bërë të ditur se, ka dhënë sot dorëheqjen nga Departamenti i Shtetit.
Grenell pritet të vijojë të mbetet i dërguar i posaccëm në Kosovë, dhe pas kësaj dorëheqjeje, pasi dorëheqja e paraqitur para Presidentit, Donald Trump kishte të bënte me pozicionin që mbante në ambasadën amerikane në Berlin.
“Sot zyrtarisht paraqita dorëheqjen nga Departamenti i Shtetit. Dhe Presidenti Donald Trump më prezantoi dhuratën që kishte për mua në këtë largim – karrigen time të zyrës”, shkruan Grenell.
“Sekretarët e përkohshëm nuk marrin karrige por Presidenti Trump donte që unë të kisha karrigen time, pasi siç tha ai, “ti je i pari Sekretar kabineti që deklaron hapur se je homoseksual dhe kjo është një çështje madhore”, përfundon i dërguari i posaçëm në Kosovë.
Richard Grenell ka shërbyer për gati dy vite si përfaqësues diplomatik në Berlin. Robin Quinville, zv. kreu i misionit në ambasadën gjermane pritet ta zëvendësoi në këtë detyrë.
Një lajm i tillë vjen vetëm pak ditë pasi Senati amerikan konfirmoi, John Ratcliffe, (që ashtu si Grenell është një aleat i patundur i Presidentit Donald Trump), si drejtor të përhershëm të Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës (DNI). Në shkurt, Trump pati emëruar 53-vjeçarin Grenell në krye të këtij institucioni.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta