Reforma zgjedhore l Murati: Do arrihet marrëveshje. Sulo: Katër çështje ende në diskutim

2 Qershor 2020 | 17:18

Dy takime me një diferencë të shkurtër kohore nga njëri-tjetri ndodhën sot mes ambasadorëve të SHBA, BE, OSBE dhe Britanisë së Madhe dhe 4 përfaqësuesveKëshillit Politik të reformës zgjedhore.

Takimi i dytë mes tyre u mbajt në rezidencën e ambasadës amerikane dhe këto janë përpjekjet maksimale të ndërkombëtarëve përpërmbyllur një nga reformat më të rëndësishme në vend siç është ajo zgjedhore, e cila për nga mënyra se si po merr formë, i ngjan rrugëtimitreformësdrejtësi.

Erl Murati, kryeredaktor i “Gazeta Shqiptare” shprehet i bindur se palët do të arrijnë konsensus brenda muajit qershor. “Personalisht do të kisha rezerva për atë që do të ndryshojnë palët në Kodin Zgjedhor. Amendimi nuk do të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, por arritja e një marrëveshje është lajm i mirë dhe besoj se do të arrihet brenda muajit qershor”, tha Murati.

“Shoh se është një përplasje mes opozitës dhe faktorit ndërkombëtar lidhur me kërkesën për qeveri tranzitore, por duket se është rrëzuar nga ana e ambasadores amerikane, Yuri Kim”, shtoi kryeredaktori i “Gazeta Shqiptare”.

Arion Sula nga “Liberale.al” shprehet se, ndërkombëtarët po bëjnë presion për gjetjen e një kompromisi. “Është një turp që ende nevojiten negociata nga ndërkombëtarët. Nuk mbaj mend një rast tjetër kur negociatat janë mbajtur në rezidencë amerikane. Kjo tregon se presioni është i madh”, deklaroi Sulo në studion e “Ilva Now”.

“Tre aspekte kanë mbetur në tavolinë plus qeveria tranzitore. Po përpiqen të zgjidhin njëherë këto tre çështje dhe më pas të shqyrtojnë kërkesën për qeveri tranzitore. Projektligjin për qeveri tranzitore e kanë dërguar të dielën dhe ndaj është thënë se nuk mund të negociohen kërkesa të reja”, tha Sulo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021