Rinisja e fluturimeve ajrore, Belinda Balluku: Jemi gati plotësisht për të qenë vend i hapur

2 Qershor 2020 | 18:40

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku tha në Euronews Albania se Shqipëria tashmë është gati për të rihapur kufijtë e saj tokësorë dhe ato ajrorë me vendet e tjera.

“Për të thënë të drejtën, ashtu siç ka deklaruar kryeministri të premten e kaluar ne jemi gati, pra që dje nga data 1 qershor, jemi gati plotësisht për të qenë vend i hapur për të gjitha pikat kufitare, si ato tokësore dhe ato ajrore. Nuk është se duket diçka që do të ndodhë”, tha ajo.

Ajo shtoi më tej se Ministria e Shëndetësisë ka miratuar planin e masave të hartuar nga institucioni që ajo drejton, ndërkohë shtoi se Ministria e Jashtme u ka dorëzuar vendeve të tjera protokollin shpjegues për Shqipërinë.

Zonja Balluku tha se fluturimet ajrore do të bëhen pjesë pjesë, pasi disa vende të BE-së nuk janë të sigurta sa i përket pandemisë.

“Ministria e Jashtme ka dërguar në të gjitha shtetet protokollet së bashku me një letër, që shpjegojnë gatishmërinë e Shqipërisë për të pritur vizitorët e huaj dhe shqiptarët që duan të kthehen në atdhe. Presim një përgjigje  nga vende e tjetra, ne jemi të gatshëm për ta hapur, pasi hapja bëhet në mënyrë të dyanshme. Ne i kemi disa të dhëna për shtete të ndryshme se si ata do hapen. Vjena si distinacion do të fluturojmë në 15 qershor. Fatkeqësisht do të jetë hap pas hapi, pasi disa vende nuk konsiderohen të sigurta”, shtoi ministrja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026