Zhdukja e kujtesës nacional-socialiste, shtëpia ku lindi Hitleri kthehet në stacion policie
“Shtëpia e Hitlerit”, e cila viteve të fundit ngriti shqetësime se mund të shndërrohet në një simbol për simpatizantët e nazizmit pasi filloi të hasë në interesim të madh nga ana e tyre do të kthehet në një stacion policie.
Mbas debateve të nxehta që kanë zgjatur prej vitesh mbi fatin e godinës, është vendosur që shtëpia ku lindi diktatori nazist Adolf Hitleri do të shndërrohet në një stacion policie.
Shteti i Austrisë që zotëron këtë pronë ka ftuar arkitektët të paraqesin plane për një ridizajnim të ndërtesës që do të strehojë zyrat e forcave të policisë lokale.
Vendimi për të kthyer ndërtesën në zyra për policinë në mënyrë që “kurrë më të mos evokohet kujtesa e nacional-socializmit”.
Arkitektë nga e gjithë Bashkimi Evropian ishin të ftuar të merrnin pjesë dhe ndër projektet e paraqitura disa e kthenin shtëpinë në një monument.
Megjithëse Hitleri lindi në Braunau të Austrisë në 1889 dhe kur mori pushtetin u mirëprit nga austriakët, autoritetet e këtij shteti vazhdojnë të pretendojnë se ishin viktima e parë e nazizmit, pasi ishte aneksuar nga Gjermania e Hitlerit në 1938.
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut