Reforma zgjedhore, Aleksandër Çipa analizon veprimet politike dhe mesazhet e saj
Palët politikë me ndërhyrjen e ndërkombëtareve synojnë të arrijnë një konsensus, i cili do t’i hapte rrugë miratimin të reformës zgjedhore.
Kryetari i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë, Aleksandër Çipa, ka folur në Euronews Albania për këtë temë, e cila vijon të jetë çështja kryesore e zhvillimeve politike në Shqipëri. Ai tha se kjo tryezë ndryshe nga herët e tjerë karakterizohet nga një përfaqësim më pluralist.
Sipas tij, pavarësisht përpjekjeve për të realizuar një reformë zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR, palët politke në Shqipëri nuk largohen nga sjellja e tyre, e cila sipas tij është ajo e “tutorizmit politik”.
“Mendoj se është e parë herë që ndërtohet ndoshta një tryezë e negocimit të ligjit zgjedhor nga një përfaqësim më plural se sa proceset e mëhershme të zhvilluar në skenën politike të vendit. Klasa jonë politike nuk i ikën kulturës së vetvetes për pasjen e një tutorizmi politik, edhe për çështje të tilla që lidhen me principet e realizimit të një procesi zgjedhor. Duhet të them se palët tek ne, kthehen në debatin e ri për çështjet e vjetra”, tha Çipa.
Ai theksoi se kjo nuk mund të quhet mirëfilli një reformë zgjedhore pasi sipas tij, palët duket që nuk do të prekin sistemin zgjedhor.
Analisti theksoi më tej se, ndryshimi i sistemit zgjedhor është një pikë në të cilën nuk lëshojnë terren dy aktorët kryesorë, siç janë PD dhe PS.
“Unë druaj ta quaj një reformë zgjedhore, sepse ajo nuk e mban pretendimin semantik që kemi për ne për reformën zgjedhore. Sa i përket ligjit zgjedhor, dhe këtu siç e dini, mbetet e paqartë se si do të jetë vendimi pasi gjasat janë se nuk do të ndryshojë, sepse vullneti i dy palëve është i patundshëm në këtë pikë. Strategjia e dominancës politike është një strategji shumë e çimentuar, prej dy aktorëve si PD dhe PS”, shtoi ai.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta