Rama dhe Basha përshëndesin formimin e qeverisë së re në Kosovë

3 Qershor 2020 | 16:15

 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka përshëndetur formimin e qeverisë së re në Kosovë, duke uruar që si qeveria dhe opozita të bëjnë punë të mira për vendin.

“U uroj rrugëtim të mbarë qeverisë së re të Kosovës e opozitës gjithashtu, në shërbim të interesit të popullit e të shtetit të tyre, me besim e shpresë se pas një periudhe jo të lehtë përpëlitjesh në procesin e maturimit demokratik, do të bëjnë së bashku punë të mira për Kosovën”, shprehet z. Rama.

Formimin e qeverisë së re në Kosovë e ka përshëndetur dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha, i cili thotë se sfidat kryesore të saj janë konsolidimi i shtetit ligjor dhe integrimit euroatlantik.

“Konsolidimi i shtetit, integrimi euroatlantik, mbrojtja e integritetit dhe sovranitetit të Kosovës, janë sfidat, përballimi me sukses i të cilave janë në interes jo vetëm të Kosovës e popullit të saj, por jetike për paqen dhe proceset integruese të krejt rajonit tonë”, shkruan Basha.

Qeveria u miratua me 61 vota pro dhe për të formuar shumicën, LDK-së ju desh të bënte koalicion me AAK, Nismën socialdemokrate, Listën Serbe si dhe parti të vogla të minoriteteve.

Nga 86 deputetë që morën pjesë në procesin e votimit të kësaj qeverie ku kanë munguar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, 24 votuan kundër dhe 1 abstenim.

 

Lexoni gjithashtu:

Avdullah Hoti kryeministër i Kosovës, qeveria e re votohet me 61 vota pro

Thaçi thirrje Kurtit: Dorëzo mandatin, bllokimi nuk i bën nder askujt

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026