Abuzimi i 15-vjeçares në Tiranë, Besa Shahini dënon ashpër ngjarjen e rëndë

3 Qershor 2020 | 16:32

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka reaguar për ngjarjen e rëndë, ku roja i një shkolle abuzoi seksualisht me një 15-vjeçare në Tiranë.

Me një shënim të gjatë në faqen e saj zyrtare në “Facebook”, ministrja Shahini shprehet se ndihet zemërthyer kur dëgjon raste të tilla abuzive me të mitur, të cilat nuk janë mundur të parandalohen nga shoqëria apo nga ana e institucioneve.

“Jam zemërthyer për secilin rast të ngacmimit apo abuzimit seksual me të mitur, të cilin nuk kemi arritur ta parandalojmë”, shkruan Shahini.

E para e ministrisë thotë se strukturat shtetërore kanë marrë masa penalizuese ndaj personave të implikuar në skena të tilla abuzive.

“Për secilin rast të zbuluar apo denoncuar janë marrë menjëherë këto masa:

  • pezullim apo shkarkim nga puna MENJËHERË, e të gjithë stafit e të shkollës të cilët kanë qenë të përfshirë direkt apo indirekt në këto raste (përfshirë drejtues, psikologë apo mësues kujdestar që nuk kanë qenë të përfshirë në rast, por kanë patur për detyrë të kujdesen për mirëqënien e nxënësve);
  • hetim i thelluar i gjendjes së përgjithshme në shkollë përmes intervistave me nxënës, prindër dhe komunitetin shkollor;
  • ofrim i shërbimit psiko-social, dhe mbështetje e përgjithshme shkollore dhe pas-shkollore, për viktimat e ngacmimit apo abuzimit”, shkruan ministrja.

Ajo shprehet se, ky fenomen nuk mund të zgjidhet vetëm me dënimet e parashikuara në Kodin Penal, por sipas Shahinit, shoqëria duhet të ndryshojë kulturën dhe mënyrën se si i trajton vajzat, femrat, gratë apo grupet e tjera që cilësohen si të “brishta”.

Ministrja ka një kritikë edhe për mediat, që sipas saj kanë raportuar detaje që vështirësojnë pozitën e të dhunuarës.

“Por, po e përsëris, nuk zgjidhjet kjo çështje vetëm me Kodin Penal. Duhet të ndryshojë gjithë kultura, mënyra se si shoqëria jonë trajton gratë, vajzat, grupet e brishta shoqërore. E gjithë kjo duhet të ndryshojë. Media luan një rol kyç në këtë mes. Do të dëshiroja shumë që media të raportonte në mënyrë të drejtë rastet e abuzimit seksual. Ajo që kam parë deri tani ka qenë një tmerr i vërtetë. Përshkrim detajesh identifikuese të viktimave dhe fajësim indirekt i viktimave. Tmerr! Por, është ky raportim, që është reflektim i kulturës së përgjithshme të trajtimit të kësaj teme të ndjeshme, që na bën të kuptojmë se sa shumë punë kemi për t’u shndërruar në një shoqëri më të mirë, për gratë, për grupet e brishta dhe për fëmijët tanë”, thekson ajo. 

Partia Demokratike po gjatë ditës së sotme me anë të ish-deputetes Albana Vokshi ka kërkuar shkarkimin e Besa Shahinit nga posti i ministres.

“Besa Shahini duhet të japë dorëheqjen edhe për faktin se është treguar e pandjeshme ndaj rastit të 15-vjeçares së abuzuar. Ajo jo vetëm nuk është distancuar nga dhuna, por nga divani i shtëpisë, ia kaloi përgjegjësinë prindërve të vajzës. Besa Shahini duhet të japë dorëheqjen, sepse heshtja e saj dhe fshehja pas shkarkimit të një drejtori sjell viktima të tjera të abuzimit seksual në shkolla’, tha Vokshi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026