Ndasitë rreth zgjedhores, Mediu zbulon detaje në Euronews Albania: Palët janë afër gjetjes së zgjidhjes
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend, ndërsa tema kryesore ishte reforma zgjedhore. Ai tha në “Ilva Now” se palët aktualisht kanë përplasje të forta në çështjen e administrimit të procesit zgjedhor.
“Çështja më problematike ka ngelur çështja e administrimit të procesit zgjedhor, pasi identifikimi elektronik për gjykimin tonë është i lidhur se si duhen kompozuar komisionet dhe qendrat e votimit, zonat dhe grupet e numërimit. Nëse do të kemi identifikim elektronik të garantuar do të ketë një komisioner, i cili do të jetë komisioner ligjor që është apolitik mund të ketë edhe ndihmësa të tij dhe përfaqësues të partive, që mbajnë shënime dhe kanë të drejtën e anikimimit, siç ndodh në çdo vend demokratik. Kjo është një çështje që duhet parë me vëmendje, për faktin sepse nëse tentojnë të shkojmë drejt depolitizimit, nuk do të thotë se depolitizimi ndodh vetëm për shkak të departizimit ose mospjesëmarrjes së partive politike, por duhet të jenë njerëz të paanshëm. Po ti referohemi raportit të OSBE-ODIHR në 2019, shqetësimi kryesor është depolitizimi i administratës publike”, tha ai.
Ai tha se partitë kanë biseduar rreth identifikimit elektronik, ku shtoi se palët janë afër gjetjes së zgjidhjes. Kreu i PR-së, Fatmir Mediu tha se ai personalisht mbështet një sistem zgjedhor me lista të hapura, ku qytetarët të votojnë njerëzit e duhur për t’i përfaqësuar.
“Nëse nuk do të ketë identifikim elektronik, atëherë unë mendoj se standardet që kemi pasur më parë, ku balanca ndërmjet palëve garantonin administrimin e zgjedhjeve është zgjidhja e duhur. Besoj se janë afër zgjidhjes. Ka pasur bisedime për këtë çështje. Në gjykimin tim sistemi zgjedhor është çështje kushtetuese. Duhet patjetër që neve na duhen një parlament ku qytetarët votojnë deputetët. Sistemi me lista të hapur është sistemi më i mirë që mund t’i ofrohet Shqipërisë”, shtoi ai.
Aktivisti i njohur, Endri Shabani u shpreh se shqetësimi i opozitës duhet të ishte i gjithë sistemi zgjedhor, nga financimi i fushatës deri tek përkthimi votave në mandate deputeti.
“Shqetësimi i opozitës besoj është manipulimi i vullnetit të zgjedhjeve, dhe kjo ndodh në disa faza. Para votimit, ditën e votimit, gjatë numërimit, ndodh edhe gjatë përkthimit të votave nga vota në mandate. Unë e shoh opozitën të kufizuar në kërkesat e veta, ku unë mendoj se nuk do ta zgjidhi problemin. Unë besoj se opozita, duhet të insistojë në tërësi për të gjithë sistemin zgjedhor, që nga financimi i fushatës deri tek përkthimi i votave në mandate”, shtoi ai.
Premto Gogo, nga Koalicioni për Reforma, Integrim dhe Institucione të Konsoliduara tha se në raport me sistemin zgjedhor Shqipëria nuk ka krijuar dot të krijojë një strukturë bazike, të cilës duhet t’i bindeshin qartë të gjitha palët që garojnë në zgjedhje.
“Ne kemi dështuar të ndërtojmë një strukturë që është mbi vullnetin e garuesve dhe që t’i binden kësaj strukture. Kuvendi i ri duhet të jetë reformim i thellë’, shtoi ai.
Kryetari i Partisë Republikane dhe aleati i Bashës, tha se në Shqipëri duhen bërë dy ndryshime drastike. Sipas tij, së pari duhet ndryshuar ligji për referendumet dhe së dyti kthimi i republikës parlamentare, e cila sipas tij ka rënë pasi një person po kontrollon të gjitha pushtetet.
“Duhet ndryshuar ligji për referendum, qytetarët shqiptarë nuk janë naivë për të gjykuar. E dyta, ne duhet t’i kthehemi republikës parlamentare, sot jemi në një regjim që i kontrollon të gjitha pushtetet, ka rënë sistemi gjyqësor”, shtoi ai.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta