Kush është Avdullah Hoti? Rrugëtimi drejt postit të Kryeministrit të Kosovës

3 Qershor 2020 | 17:35

I diplomuar në menaxhim dhe informatikë nga Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Prishtinës, Avdullah Hoti ka kryer studimet e pas-universitare për ekonomiks në Staffordshire University në Britaninë e Madhe.

Ka përvojë akademike dhe hulumtuese si lektor i disa lëndëve ekonomike në universitete të vendit, ndërsa është gjithashtu publikues i 16 artikujve shkencorë në revista ndërkombëtare dhe autor i disa teksteve në gjuhën angleze.

Angazhimi në politikë filloi në 2006 me anëtarësimin në Këshillin e Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në qershor 2014, u zgjodh deputet i Kuvendit, ndërsa më 9 dhjetor të po atij viti u emërua ministër i Financave.

Gjatë qeverisjes jetëshkurtër të Albin Kurtit, z. Hoti mbajti postin e zëvendëskryeministrit, detyrë nga e cila u shkarkua pas mocionit të mosbesimit të LDK-së që edhe rrëzoi qeverinë Kurti”.

Kjo nuk është hera e parë që emri i tij propozohej si kandidat për kryeministër. Edhe në zgjedhjet e 11 qershorit 2017, Avdullah Hoti ishte i përzgjedhuri i LDK-së për të marrë drejtimin e ekzekutivit pas tërheqjes së kryetarit të kësaj partie, Isa Mustafa.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026