Isa Mustafa: Një ditë e madhe për Kosovën, Hoti kryeministër vizionar
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e ka cilësuar një ditë të madhe për Kosovën votimin e qeverisë së re. Duke lavdëruar figurën e Avdullah Hoti, kreu i LDK-së e ka cilësuar atë kryeministër vizionar.
Z. Mustafa ka shprehur mirënjohej dhe për aleatët e koalicionit duke thënë se, votat e tyre kanë shpëtuar Kosovën.
“Një ditë e madhe për Kosovën. Kosova zgjodhi Qeverinë e re me Kryeministër, Avdullah Hoti. Urime zotni Kryeministër! Urime qytetarë të Republikës së Kosovës! Urime LDK, AAK, Nisma, AKR, parti parlamentare që përfaqësoni komunitetet joshumicë! Urime deputetë që votuat pa hezituar dhe pa u frikësuar! Vota juaj do ta shpëtojë Kosovën”, shprehet kreu i LDK-së.
“Sot përcollëm një ekspoze të qartë, konkrete me orientime vizionare të Kryeministrit tonë. Të njeriut me tipare humane, me dije të thella shkencore; i thjeshtë dhe i afërt me njerëz. Nuk e ofendoi askënd; apeloi për ura bashkëpunimi; reflektoi vullnet të paskajshëm për familjen evropiane dhe euroatlantike. Zotni Kryeministër, Të priftë e mbara së bashku me kabinetin tuaj të mrekullueshëm”, ka përfunduar Mustafa.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta