Marshim kundër dhunës, Iris Luarasi: Ka ardhur koha që mos të fajësohet viktima, por ai që kryen krimin

3 Qershor 2020 | 18:36

Drejtorja e Linjës së Këshillimit për Gra dhe Vajza, Iris Luarasi, ka folur me shqetësim për rastet e dhunës, që për fat të keq vijojnë të jenë prezente në familjet shqiptare.

Ajo u ndal konkretisht tek ngjarja e fundit, ku roja i një shkolle përdhunoi një 15-vjeçare në Babrru të Tiranës.

Nga studioja e “Ilva Now”, znj. Luarasi u shpreh se ajo që është më shqetësues lidhet me indifierencën që manifeston komunitetit  për ngjarje të tilla.

“Çudia më e madhe në këtë vend zgjat tre ditë edhe kjo duket se është një shprehje që buron nga eksperienca dhe prandaj ka funksionuar në këtë formë, një nga arsyet se pse ne duam ta çojmë përpara, është se ti nuk do të mbrosh vetëm një viktimë, por ne duam që të bëjmë që shumë gra dhe vajza që janë viktima të dhunës seksuale që të dalin para edhe të denoncojnë dhunën. Është kultura e mungesës së qytetarisë dhe unë e quaj mungesë qytetarie kur ti je indiferent. Momentin kur ti kupton se komuniteti e dinte historinë prej dy vitesh, secili prej tyre duhet të ndihet fajtor që nuk kanë bërë një telefonatë anonime”, tha ajo.

E ftuar në studion e Euronews Albania, pedagogia Luarasi tha se duke marrë shkas nga kjo ngjarje e rëndë, nesër në orën 16:00 do të zhvillohet një protestë në sheshin “Nënë Tereza” me sloganin “Ti nuk je vetëm”.

Më tej, drejtorja e Linjës së Këshillimit për Gra dhe Vajza, Iris Luarasi shtoi se në protestën e nesërme do të shpaloset një baner, në të cilin do jetë i stampuar portreti i përdhunuesit të 15-vjeçares.

“Unë besoj shumë se nuk është kjo shoqëria shqiptare, këto janë fragmente të caktuara të shoqërisë shqiptare. Nuk ishte ideja jonë, por ishte ideja e një 15-vjeçareje, e cila nxori një post në “Facebook” edhe vuri një datë dhe një orë, 4 qershor dhe ora 16:00 është vendosur prej saj. Tre studentet e mia të gazetarisë e çuan idenë përpara. Ne duam të bëjmë një marshim paqësor që fillon nga ora 16:00 nga sheshi “Nënë Tereza”, ku sigurisht secili që do të thotë dy fjalë, është i mirëseardhur. Kemi menduar të bëjmë një baner me foton e dhunuesit, pasi një nga problemet në shoqërinë shqiptare është që pedofilët nuk i publikojmë. Nuk kemi një website ku të publikohet e gjithë lista e pedofilëve. Në SHBA ke një listë publike, në mënyrë që unë si prind ta di që ai komshiu që kam përballë, ka qenë në burg për një çështje pedofilie. Nuk e di pse nuk e kemi, por unë mendoj se ka ardhur koha që ta kërkojmë këtë gjë”, u shpreh ajo.

Mes tjerash znj. Luarasi ftoi gratë dhe vajzat që të denoncojnë rastet e dhunës. 

“Ka ardhur koha që mos të fajësohet viktima, por të fajësohet ai që ka kryer krimin. Ne po flasim për të drejta të barabarta. Ky marshim është një lëvizje qytetare. I gjithë marshimi nuk bëhet vetëm për vajzën e Babrrusë, por unë them se ka me mijëra gra dhe vajza që janë pre e kësaj dhune, dhe nuk flasin. Ata nuk flasin, sepse përbuzen nga shoqëria dhe do të mbesin me damkë”, tha ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021