Replikat e Mediut me Taren për listat e hapura, zbulon bisedën me Bashën

3 Qershor 2020 | 19:16

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, tha se ai personalisht mbështet listat e hapura, ku qytetarët të kenë mundësi që t’i zgjedhin personat që u shërbejnë më mirë.

Me anë të një diskutim në lidhje “skype” me emisionin “Ilva Now”, z. Mediu u shpreh se e kupton shumë mirë se pse kryeministri Rama nuk dëshiron të ketë lista të hapura, ndërsa shprehet skeptik mbi qëndrimin që mban kryedemokrati Basha në këtë çështje.

Me insistimin e drejtores së lajmeve në Euronews Albania, Ilva Tare, kreu i republikanëve zbuloi detaje rreth bisedës që ka kryer me kryedemokartin Basha rreth sistemit zgjedhor.

Pjesë nga debati:

Fatmir Mediu: Unë e kuptoj Edi Ramën që nuk do të ketë lista të hapura, sepse me pushtetin garanton edhe një lloj kontrolli. Është absurde për opozitën që do të krijojë një sinergji pozitive në shoqërinë shqiptare bazuar në individë të vlefshëm, të mos kërkojë që të fusë këta individë në lojë, kjo është ajo që më shqetëson.

Ilva Tare: Ia keni thënë zotit Basha këtë?

Fatmir Mediu: Po, padyshim që e kemi bërë këtë bisedë dhe kemi rënë dakord në parim, nuk ka thënë jo kundër ndryshimit të sistemit, por kemi thënë të shikojmë avantazhet dhe disavantazhet. Sistemi i hapur, edhe kombëtari si i Kosovës, duke votuar edhe pesë kandidatë nga i njëjti subjekt që krijon mundësi e shanse edhe për elitën politike, krijon një moment pozitiv në raport me manipulim e zgjedhjeve, se gara është brenda llojit dhe grupet ndahen në ideologji politike dhe përfundimisht do vijmë që njerëzit do na gjykojnë mbi idetë dhe jo mbi konjukturat. E shikoni ku jemi në politikën shqiptare. E majtë me të djathtë, e djathë më të majtë. Pazar, njëri kalon në një anë, tjetri kalon në anën tjetër, pse? Sepse nuk është përgjegjësi me qytetarin, nuk është më përgjegjësi me idenë që ke por me pazarin që bën dhe kjo është e papranueshme. Edhe një gjë. Ma kanë thënë se me këtë garë ti nuk fiton: Kurrë mos fitofsha. Nëse nuk fitoj nëpërmjet garës edhe në subjektin politik, domethënë se unë nuk dua të jem kryetar i partisë, duhet të jetë ai që fiton më shumë

Ilva Tare: Çfarë të tha kur i the kështu?

Fatmir Mediu: Do ta pyesësh edhe vetë dhe do ta thotë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021