Arti në Tiranë, artistët e rinj e kanë të vështirë të futen në treg

16 Maj 2022 | 16:54

Në galerinë e Artit Tirana, sallat janë mbushur me artistë të rinj që kanë ardhur nga përtej kufijve për të ekspozuar punimet e tyre në akuarel dhe teknika të tjera.

Benita Jasiqi e ka të dytën herë që vjen për të ekspozuar në festivalin e artit pamor në Tiranë. Ajo e sheh si një mundësi të mirë për të vendosur kontakte por edhe për tu njohur, pasi në Kosovë nuk e ka patur këtë mundësi.

“Ndihem shumë e lumtur, është hera e dytë që marr pjesë. Kam marrë pjesë edhe vitin e parë ku kam fituar çminin si artistja më e mirë e re. Në Kosovë nuk kam marrë pjesë asnjëherë për shkak se nuk më është dhënë mundësia. Janë të pakta mundësitë, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri”, thotë ajo.

Festivali VizArt, i cili ka nisur aktivitete në Tiranë është konceptuar për t’ju dedikuar vetëm të rinjve, për performanca, ekspozita, punime në skulpturë dhe video instilacione.

Megjithatë edhe për të rinjtë shqiptarë nuk është e lehtë për tu futur në treg, dhe festivale të tilla i ndihmojnë të promovohen.

“Është hera e parë që prezantoj një pikturë në Galerinë e Arteve në Tiranë dhe është një  mundësi e mirë që të njihesh me artistë të tjerë. Është pak e vështirë, duhet të mblidhesh me disa shokë, pastaj është edhe ana financiare”, thonë disa prej artistëve të rinj.

VizArt do të qëndrojë i hapur për publikun në Muzeun Historik Kombëtar dhe Galerinë e Artit të Tiranës nga data 16–27 Maj.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit

Një pjesë e shpirtit të Shqipërisë do të dëgjohet në një nga filmat më të shumëpritur të viteve të fundit. Kompozitori fitues i çmimit Oscar,...
15:44 | 15/07/2026

Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB

Një nga kryeveprat botërore më ndikim në histori të muzikës klasike, Simfonia e 9-të e Beethovenit, do të ngjitet në skenën shqiptare të Teatrit Kombëtar...
19:18 | 14/07/2026

Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi

Arti dhe kultura fierake kanë humbur një nga figurat e tyre më të dashura. Është ndarë nga jeta aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi,...
10:33 | 14/07/2026