Putin: Rusia do të përgjigjet nëse NATO forcon Suedinë dhe Finlandën
Presidenti rus, Vladimir Putin ka paralajmëruar se Rusia do të përgjigjet nëse NATO fillon të forcojë infrastrukturën ushtarake të Suedisë dhe Finlandës.
Këto dy shtete kanë vendosur t’i bashkohen aleancës ushtarake pas pushtimit të Ukrainës, dhe ky është shkaku i reagimit të Putin, raporton Reuters.
Në një bashkëbisedim me liderët e ish-shteteve sovjetike, Putin tha se zgjerimi i NATO-s po përdorej nga Shtetet e Bashkuara në mënyrë “agresive” për të përkeqësuar situatën e sigurisë globale.
Ai ka deklaruar se Rusia nuk ka pasur kurrë probleme me Suedinë dhe Finlandën.
Presidenti rus shtoi se nuk kishte asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë nga zgjerimi i NATO-s që përfshinte këto vende.
Rusia ka dhënë pak të dhëna specifike se çfarë do të bëjë si përgjigje ndaj zgjerimit nordik të NATO-s.
Suedia gjithashtu i është bashkuar Finlandës në synimin e tyre për t’u bërë pjesë e aleancës, për shkak të agresionit rus në Ukrainë.
LEXONI GJITHASHTU
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet