‘Jam më i miri pas Lincoln’, Trump vlerëson përpjekjet e tij për komunitetin me ngjyrë
Presidenti amerikan, Donald Trump, me anë të një postimi në Twitter, ka vlerësuar përpjekjet e tij për komunitetin e amerikanëve me ngjyrë.
“Në 3 vjet e gjysmë, unë kam bërë më shumë për popullsinë me ngjyrë sesa ka bërë Joe Biden në 43 vite.
Në fakt, unë kam bërë më shumë për amerikanët me ngjyrë se çdo president në historinë e SHBA, me përjashtim ndoshta vetëm të një presidenti tjetër republikan, të ndjerit Abraham Lincoln”, – shkruan Trump në postimin e tij.
Deklaratat e presidentit vijnë si kundërpërgjigje ndaj Joe Biden, i cili e ka kritikuar kreun e shtetit për menaxhim të gabuar të situatës. Në SHBA vijon dita e tetë e protestave, por në ndryshim nga ditët e tjera, tubimet kanë qenë kryesisht paqësore, me raste sporadike të përplasjeve mes policisë dhe protestuesve.
Trump deklaroi më herët se do të aktivizonte trupat ushtarake për të vënë nën kontroll situatën, por një gjë e tillë nuk është mbështetur nga Sekretari i Mbrojtjes Mark T. Esper.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni