Kërcënime për bomba në 97 shkolla të Beogradit

16 Maj 2022 | 22:35

Ministria e Punëve të Brendshme ka deklaruar për Radio Televizionin e Serbisë se pas raportimeve kërcënuese për bombat e vendosura në 97 shkolla fillore dhe të mesme të Beogradit, kanë pasur edhe kërcënime të reja për bombat e vendosura në urat e Beogradit dhe në qendrën tregtare “Stadiumi”.

Ministria tha se raportimet se ku mund të ketë bomba janë vendet si: Ura e Brankos, Ura e Gazelës, Ura e re hekurudhore dhe Ura e Pançevës.

Pas verifikimeve në një numër të madh shkollash është konstatuar se njoftimet ishin të rreme. Nxënësit i janë kthyer mësimit, ndërsa në shkollat ku ende vazhdon inspektimi i sigurisë, nxënësit janë dërguar në shtëpi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja shpall gjendje të jashtëzakonshme, zjarret detyrojnë evakuimin e 10 mijë banorëve

Përballë përhapjes së pakontrolluar të zjarreve, qeveria spanjolle shpalli “gjendje të jashtëzakonshme me interes kombëtar” të enjten në mbrëmje deri të premten në rajonin e...
08:06 | 24/07/2026

Çfarë duhet të dini rreth tarifave të reja të Trump për më shumë se 80 vende?

Pak para se të skadonte një taksë e përkohshme mbi importet globale, administrata Trump vendosi ​​një valë të re tarifash për më shumë se 80...
07:41 | 24/07/2026

Franca kërkon ndihmë nga BE-ja për t’u përballur me zjarret

Presidenti francez, Emmanuel Macron njoftoi se Franca ka kërkuar ndihmë nga Bashkimi Evropian për ta ndihmuar në përballimin e një zjarri të madh pranë bregdetit Atlantik të...
07:25 | 24/07/2026