Rusia dëbon dy diplomatë finlandezë

17 Maj 2022 | 14:40

Ministria e Jashtme e Rusisë njoftoi të martën se po dëbohen dy diplomatë nga ambasada finlandeze në Moskë, si hakmarrje ndaj vendimit të Helsinkit për të dëbuar dy diplomatë të saj.

Në një deklaratë, ministria sqaroi se protestonte kundër asaj që tha se ishte “kursi konfrontues i Finlandës ndaj Rusisë”, me sa duket duke iu referuar ofertës së Finlandës për t’u anëtarësuar në NATO.

Muajin e kaluar, Finlanda dëboi dy pjesëtarë të stafit të ambasadës ruse në Helsinki në përgjigje të agresionit rus kundër Ukrainës.

Shtetet evropiane kanë dëbuar qindra diplomatë rusë, që prej nisjes së pushtimit të paprovokuar të Ukrainës nga Rusia më 24 shkurt.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Turqi, Trump do të takohet me udhëheqësit e Ukrainës dhe Sirisë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të takohet me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelenskyy gjatë vizitës në Turqi këtë javë për një samit të NATO-s, për...
14:48 | 06/07/2026

Rreth 10.2 milionë persona, Irani organizoi edhe në vitin 1989 një funeral masiv për udhëheqësin e tij suprem

Ajatollah Ali Khamenei, i cili u vra në sulmet e përbashkëta SHBA-Izrael në fund të shkurtit, është udhëheqësi i dytë suprem i Iranit dhe me një...
14:46 | 06/07/2026

Apeli vendos fatin e Marine Le Pen, a do të lejohet të kandidojë për presidente?  Pse ky vendim është vendimtar për Francën

E ardhmja politike e Marine Le Pen pritet të marrë një kthesë vendimtare këtë të martë, kur Gjykata e Apelit në Paris do të shpallë...
14:40 | 06/07/2026