RMV, 2 viktima dhe 120 të infektuar të tjerë me COVID-19

4 Qershor 2020 | 12:49

Autoritetet në Maqedoninë e Veriut raportuan të enjten 2 viktima dhe 120 raste të tjera me COVID-19 duke e çuar bilancin total të pandemisë në 2,611 të infektuar dhe 147 të vdekur.

Viktimat e radhës ndër pacientët me coronavirus ishin 65 dje 69 vjeç nga Tetova dhe ishin shtruar në spital javën e fundit.

Prej rreth një jave numri i viktimave dhe të infektuarve ka pasur prirje në rritje në Maqedoni të Veriut, çka ka nxitur autoritetet të shtyjnë gjendjen e jashtëzakonshme dhe së fundmi të vendosin edhe njëherë shtetrrethimin nga pasditja e së enjtes deri të hënën për qytetet më të prekura si për shembull Shkupi, Kumanova, apo Tetova.

Javën që lamë pas Maqedonia e Veriut raportoi 27 viktima ndër pacientët me COVID-19, ndërsa tre ditët fundit janë regjistruar edhe 7 vdekje të tjera e plus rreth 300 të infektuar.

Në përgjithësi janë rreth 1,000 raste aktive, teksa kanë mundur ta mposhtin infeksionin 1,621 persona.

Vdekshmëria ndër pacientët me coronavirus mbetet alarmante, pasi ka shkuar mbi 5.6 për qind.

Në raport me popullsinë, Maqedonia e Veriut po vuan bilancin më të rëndë të pandemisë në rajon me mbi 70 vdekje për çdo 1 milionë banorë – pothuajse sa 7-fishi i raportit të vdekjeve që ka pasur Shqipëria.

 

Lexoni gjithashtu:

101 raste të reja me COVID-19 dhe 4 viktima, Maqedonia e Veriut i rikthehet karantinës 72-orëshe në fundjavë

Bilanci javor i COVID-19 në rajon, valë e re infektimesh në RMV, Bosnje e Hercegovinë, Shqipëri e Kosovë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026