‘Ti nuk je vetëm’, qytetarët marshojnë kundër dhunës dhe abuzimeve në shoqëri
Në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet qindra qytetarë kanë marshuar sot kundër rasteve të dhunës dhe abuzimeve, raste këto, të cilat për fat të keq janë shtuar ndjeshëm në shoqërinë tonë. Me sloganin “Ti nuk je vetëm”, marshimi mori shkas nga ngjarja e përdhunimit të një 15-vjeçareje nga roja i një shkolle në Babrru.
Gazetarja e Euronews Albania, Dorina Halili ndoqi nga afër këtë marshim qytetar kundër dhunës, ndërsa solli në kohë reale mendimet e protestuesve. Studentja e gazetarisë, Pamela Jonuzi, është njëra nga protestueset, e cila ka zbritur në shesh për të ndihmuar zërat që nuk kanë mbrojtjen e mjaftueshme kundër dhunës.
Ajo u shpreh për Euronews Albania se rrjetet sociale kanë ndihmuar në sensibilizimin e qytetarëve për të marrë pjesë në këtë marshim.
“Do të vijojmë me marshimin nga ora 16:30, më pas në orën në 17:00 do të nisemi drejt kodrave të Liqenit Artificial deri në momentin kur do të përfundojë edhe marshimi. Rrjeti social, siç dihet Instagrami, është një fuqi shumë e madhe sot dhe në momentin kur pashë që do të organizohet protesta, e mendova të jem pjesë e saj. Ka ardhur momentin t’u themi “jo” pedofilëve. Ka ardhur momenti të ngremë zërin për ata që nuk kanë zë”, theksoi ajo.
Ishte një 16-vjeçare ajo që e nisi idenë e organizimit të një marshimi, i cili u përqafua më tej edhe nga organizata në mbrojtje të grave dhe vajzave. Mbrëmjen e djeshme në “Ilva Now”, drejtorja e Linjës së Këshillimit për Gra dhe Vajza, Iris Luarasi, tha se marshimi kundër dhunës do të nisë në sheshin “Nënë Tereza”.
Gjatë marshimit shtoi ajo pritet të shpaloset një poster me imazhin e autorit që abuzoi me 15-vjeçaren.
“Unë besoj shumë se nuk është kjo shoqëria shqiptare, këto janë fragmente të caktuara të shoqërisë shqiptare. Nuk ishte ideja jonë, por ishte ideja e një 15-vjeçareje, e cila nxori një post në “Facebook” edhe vuri një datë dhe një orë, 4 qershor dhe ora 16:00 është vendosur prej saj. Tre studentet e mia të gazetarisë e çuan idenë përpara. Ne duam të bëjmë një marshim paqësor që fillon nga ora 16:00 nga sheshi “Nënë Tereza”, ku sigurisht secili që do të thotë dy fjalë, është i mirëseardhur. Kemi menduar të bëjmë një baner me foton e dhunuesit, pasi një nga problemet në shoqërinë shqiptare është që pedofilët nuk i publikojmë. Nuk kemi një website ku të publikohet e gjithë lista e pedofilëve. Në SHBA ke një listë publike, në mënyrë që unë si prind ta di që ai komshiu që kam përballë, ka qenë në burg për një çështje pedofilie. Nuk e di pse nuk e kemi, por unë mendoj se ka ardhur koha që ta kërkojmë këtë gjë”, tha Luarasi.
Pedagogia e njohur e gazetarisë ftoi gratë dhe vajzat shqiptare që të denoncojnë aktet e dhunës.
Lexoni gjithashtu:
16-vjeçarja nga Tirana, nismëtare e marshimit kundër dhunës ndaj femrave: Nuk jemi plaçkë
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta