Hidrocentrali i Skavicës, Shuli: Do të jetë prodhuesi i tretë më i madh në vend
Me një financim 100% shtetëror, vitin tjetër nis ndërtimi hidrocentralit të Skavicës, mbi lumin Drin. Kjo vepër konsiderohet si strategjike për pavarësinë energjetike dhe e kthen Shqipërinë në një faktor kyç të sektorit energjetik të rajonit. Brenda tetorit të këtij viti, qeveria do të hapë garën për ndërtimin e këtij projekti. Një ditë më parë u prezantuan dhe dy skenarët e hartuar pas studimit të fizibilitetit për këtë hidrocentral.
Maringlen Shuli, përgjegjës për zhvillimin e projekteve në Korporatën Energjetike Shqiptare, shprehet se zanafilla e këtij projekti daton që prej 50 vitesh.
“Zanafilla e këtij hidrocentrali i takon vitit 1963, kur u përcaktuar shfrytëzimi i lumit Drin, ku u përcaktuar se mund të ndërtoheshin 5 hidrocentraleve. Aktualisht janë ndërtuar 3 hidrocentrale ndërsa projekti i Skavicës nuk u zbatua për arsye të ndryshme qoftë në sistemin e kaluar dhe në këtë sistem”, tha Shuli.
Ai thotë se ky projekt redukton përmbytjet në zonë e nën Shkodrës. Lidhur me projektet në letër, tha se po diskutohen dy alternativa ku njëra parashikon ndërtimin enjë dige të vogël dhe ka një kosto prej rreth 300 milionë euro, ndërsa projekti ambicion për ndërtimin e një dige të madhe i kalon 500 milionë euro.
“Nëse do të ndërtohet varianti më i vlefshëm, që është ai për një digë të madhe, hidrocentrali i Skavicës do të jetë i katërti në vend, ndërsa për prodhimin do të jetë pas Komanit dhe Fierzës dhe pastaj vjen ai i Vaut të Dejës. Do të jetë punëdhënësi më i madh në atë zonë. Do të jetë punësim masiv gjatë ndërtimit, por nuk mund të them një numër”, tha më tej Shuli.
Periudha e ndërtimit llogaritet të zgjasë 4 deri në 5 vite, ku gjatë këtij procesi parashikohet dhe dëm mjedisor nga përmbytja e tokës dhe zhvendosja e banorëve të zonës së prekur. Por nga ana tjetër pritet të sjellë zhvillim sa i takon turizmit dhe investimeve për ndërtimin e fermave për kultivimin e peshkut.
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut