Abort pa pëlqimin e prindërve për vajzat mbi 16 vjeç në Spanjë
Spanja ka miratuar një projekt-ligj që do të heqë kërkesën që vajzat 16 dhe 17-vjeçare të kenë pëlqimin prindëror përpara se të vendosin të ndërpresin shtatzëninë e tyre.
Projektligji i ri synon të reformojë një ligj të mëparshëm për abortin, të miratuar nga Partia Popullore konservatore në vitin 2015.
Projektligji përfshin gjithashtu pushimin mjekësor të paguar për gratë shtatzëna nga java e 39-të dhe garanton shpërndarjen e produkteve menstruale falas në institucionet publike si shkollat dhe qendrat shëndetësore.
Zëdhënësja e qeverisë Isabel Rodriguez tha se projektligji përfaqëson “një hap të ri përpara për demokracinë”.
Ministrja spanjolle për Barazinë Gjinore, Irene Montero tha se “Ne duhet të garantojmë se janë gratë ato që vendosin se çfarë ndodh me trupin e tyre”.
Spitalet publike, sipas projektligjit, duhet të kenë specialistë të gatshëm për të kryer një abort.
Në Spanjë, aborti vullnetar lejohet deri në javën e 14-të të shtatzënisë.
Projektligji duhet t’i nënshtrohet një debati publik përpara procedurës parlamentare për miratimin e tij.
LEXONI GJITHASHTU:
Vala e të nxehtit merr jetë njerëzish në Francë, 55 vdekje të regjistruara në Paris brenda një dite
Volkswagen planifikon të shkurtojë deri në 100,000 vende pune dhe ndoshta të mbyllë fabrikat
“Parada e Krenarisë” në Paris anulohet për shkak të nxehtësisë
- 18:15 Magyar: Hungaria mund të përmbushë kriteret e pranimit të euros deri në vitin 2030
- 18:14 Teuta prezanton futbollistin Esat Mala, vjen pas aventurës te Vllaznia
- 18:11 Austria në alarm të kuq nga vala e të nxehtit
- 18:08 Air France pezullon fluturimet Paris-Kinshasa pas rastit të parë të Ebolës në Francë
- 17:42 Dita e 4-t e bisedimeve Izrael-Liban të ndërmjetësuara nga SHBA-të fillon në Uashington
- 17:34 Vala e të nxehtit merr jetë njerëzish në Francë, 55 vdekje të regjistruara në Paris brenda një dite