Vllaznia pa rivalë në futbollin e femrave, fiton titullin e 9-të kampion

18 Maj 2022 | 19:58

Vllaznia ka festuar ditën e sotme titullin e 9-të kampion në futbollin e femrave.

Në stadiumin “Loro Boriçi” , shkodranet triumfuan në përballjen me Skënderbeun me rezultatin 6-0 në një ndeshje pa rivalitet, e më pas në fushë nisi festa.

Vllaznia mbylli një sezon perfekt me 19 fitore, 1 barazim dhe asnjë humbje dhe me një golavarazh prej 162 golaash të shënuar dhe vetëm 2 të pësuar.

Trajneri Nikolin Leka tha se vajzat e ekipit e meritonin titullin me aftesitë që treguan në fushë.

“Sikur kampionati të ishte më i fortë dhe të kishim rivalë më tepër, edhe kampionia e Shqipërisë do dilte më e fortë në Champions League. Gjithsesi, ne nuk mund të shohim se çfarë bëjnë ekipet e tjera. Ne organizojmë punën në ekipin tonë. Kur menaxhohet shumë mirë skuadra, normalisht fitohet titulli kampion”, tha Leka.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026