A u cenua shteti i së drejtës gjatë masave kundër COVID-19?

4 Qershor 2020 | 20:16

Masat e jashtëzakonshme të ndërmarra nga qeveria për të luftuar pandeminë mund të kenë cenuar shtetin e së drejtës, sipas një analize nga një grup juristësh dhe studiuesish, ish-pjesëmarrës të “Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike”.

Një sërë, ndryshimesh ligjore dhe aktesh normative të ndërmarra gjatë situatës së COVID-19, në kuadër të masave të jashtëzakonshme, kanë marrë kritika në këtë raport.

Sipas analizës, pezullimi i veprimtarisë së gjykatave gjatë periudhës së pandemisë ka penguar funksionim e shtetit të së drejtës, duke pamundësuar çdo ankimim ndaj vendimeve dhe masave administrative.

Kritika më e madhe për të cilën kërkohet edhe një reagim i shpejtë, lidhet me kohëzgjatjen e kufizimeve të vendosura. Për ta mbështetur këtë nënvizohet edhe Neni i 15 i Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, ku parashikohet që çdo vend pjesëtar i Konventës mund të marrë masa që iu shmangen detyrimeve të saj, vetëm për aq sa e kërkon situata.

Hartuesit e analizës theksojnë se është e nevojshme që të ketë një rikthim sa më të shpejtë në standardin e të drejtave të Konventës, duke qenë se diçka e tillë përkon edhe me lehtësimin e masave, një rrethanë kjo që zbeh edhe nevojën e situatës së emergjencës.

Në fund të këtij vlerësimi, të mbështetur nga Akademia e Studimeve Politike, sugjerohet zhvillimi i një dokumenti për vlerësimin e riskut, si dhe një plan përkatës veprimi institucional për situatën konkrete të COVID-19; gjithashtu edhe rikthim të funksionimit të plotë të sistemit gjyqësor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026