Sot afati i fundit për të aplikuar për 40 mijë lekë ndihmë ekonomike

5 Qershor 2020 | 06:54

Sot është afati i fundit për të aplikuar për ndihmën ekonomike prej 40 mijë lekësh. Nga nesër e në vazhdim, tatimet kanë paralajmëruar se do të gjobisin me nga 50 mijë lekë çdo sipërmarrje që nuk ka aplikuar.

Tatimet kërkojnë që pas gjobitjes sipërmarrjet, të cilat nuk kanë aplikuar për paketat e ndihmës ekonomike, të shpjegojnë brenda 30 ditësh arsyet e mos-aplikimit duke ngarkuar një deklaratë elektronike në e-filling.

Arsye që mund të konsiderohet e pranueshme për mosaplikim mund të jetë për shembull rasti kur sipërmarrësit i kanë paguar punonjësit me paga të plota pavarësisht situatës.

Në fund të majit qeveria zgjeroi paketën e dytë të ndihmës ekonomike të pandemisë duke përfshirë edhe rreth 60 mijë persona, të cilët u pushuan ose pezulluan nga puna nga data 1 mars – 17 maj.

Në një postim në Facebook, Kryeministri Rama tregoi se deri më 3 qershor mbi 30 mijë personave, të cilët nuk përfitonin më parë, u kishte kaluar ndihma prej 40 mijë lekësh në llogaritë bankare.

Sipas qeverisë, bashkë me paketën e parë ekonomike, numri total i personave të ndihmuar në 3 muajt e pandemisë është rreth 250 mijë.

Rama ka premtuar se do t’i bëjë listat e përfituesve transparente për të shmangur çdo lloj pretendimi për abuzime.

 

Lexoni gjithashtu:

Qeveria zgjeron paketën e dytë të ndihmës ekonomike, përfitojnë mbi 32 mijë persona

Kush përfiton nga paketa e zgjeruar, Ibrahimaj: 50 mijë lekë gjobë për çdo punonjës të padeklaruar

Thirrja e fundit për punëdhënësit dhe një lajm i mirë për punonjësit; pagën 40 mijë lekë do ta përfitojnë të gjithë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026