‘Shkollim dhe paga më e mira për të shpëtuar gratë nga dhuna’, Gresa Hasa: Nuk na vjen gjë nga foltoret e Kuvendit

5 Qershor 2020 | 06:57

Me moton “Për fëmijërinë e vjedhur”, mijëra qytetarë të Tiranës zhvilluan dje një marshim protestë përgjatë bulevardit Dëshmorët e Kombit. Shkak për këtë u bë abuzimi seksual i një 15- vjeçareje nga roja i shkollës.

Në marshim mori pjesë edhe babai i vajzës, i cili kërkoi ndihmë për t’i mundësuar shpërnguljen në një vend tjetër, pasi po kërcënohet me vrasje.

Në një intervistë për Euronews Albania, Gresa Hasa, një nga zërat më aktivë të dhunës kundër grave, njëkohësisht edhe aktivisten e Organizatës Politike, tha se arsimimi dhe pagesa dinjitoze ndaj grave janë mënyrat për t’i bërë ato më të forta dhe të afta të dalin nga rrjeti i dhunës, që sipas saj nuk është vetëm fizike apo seksuale.

“Gratë dhe vajzat në Shqipëri dhunohen sistematikisht, dhunë nuk është vetëm ajo fizike apo seksuale, dhunë janë edhe pagat e ulëta, papunësia, thellimi i mjerimit ku ato jetojnë.

Të gjitha këto viktima të dhunës, kanë një emërtues të përbashkët, këto gra dhe vajza vijnë nga periferia, ku nuk kanë mundësi të çlirohen nga patriarkalizmi.

Kjo është një luftë e përbashkët e burrave dhe grave, feminizmi nuk është luftë e grave kundër burrave, është një luftë kundër një sistemi shtypës, degradues që i prek të gjithë, por më shumë më të dobëtit që janë gratë”, tha aktivistja.

Sipas aktivistes problemi qëndron tek sistemi, i cili ‘duhet ndryshuar në mënyrë rrënjësore për të bërë një rishpërndarje ekonomike që të prek pozitivisht të gjithë qytetarët’.

“Një vajzë që nuk mund të shkollohet, ose do të punojë në një fasoneri, ose do të martohet me forcë në një moshë të re.

Ndryshimet mund të vijnë vetëm përmes një organizimi sindikal. Gratë dhe vajzat që punojnë me orë të zgjatura dhe paguhen pak, nëse organizohen sindikalisht duke kërkuar rritje të pagës do ta kenë më të lehtë të dalin nga rrjeti i dhunës.

Protestat si ajo e djeshmja janë simbolike, duhet shkuar përtej tyre, duhet organizim. Shpëtimi nuk do të vijë nga foltoret e Kuvendit, çlirimi do të vijë kur të organizohemi të gjithë në punë, shkollë, lagje, pasi kjo është një luftë e të gjithëve”, tha ajo.

Mund të lexoni gjithashtu:

16-vjeçarja nga Tirana, nismëtare e marshimit kundër dhunës ndaj femrave: Nuk jemi plaçkë

‘Ti nuk je vetëm’, qytetarët marshojnë kundër dhunës dhe abuzimeve në shoqëri

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026