Bisedimet Kosovë-Serbi, deputetja e AAK-së Kadrijaj: Të formohet grup përfaqësues

5 Qershor 2020 | 08:05

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) nuk do ta pranojë një marrëveshje që cenon tërësinë territoriale të saj edhe nëse kjo gjë kërkohet dhe mbështetet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kështu u shpreh në një intervistë për Euronews Albania, deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, e cila tha se edhe pse Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar që dialogun duhet ta drejtojë Kryeministri i Kosovës, do të ishte më e drejtë që të formohej një grup gjithëpërfshirës dhe më përfaqësues.

“Mendoj se duhet të formohet një grup me të gjitha partitë parlamentare që janë në Kosovë në mënyrë që të vendoset saktë se cilat do të jenë kufijtë e dialogut që do të zhvillohet në Bruksel, se çfarë do të pranohet dhe çfarë nuk do të pranohet,” – tha Kadrijaj, teksa e cilësoi të degraduar procesin aktual të bisedimeve për shkak të tensioneve politike mes dy vendeve.

Kryeministri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, është shprehur së fundmi se dialogun me Beogradin do ta drejtojë ai, edhe pse ka deklaruar se më parë do të mbajë një tryezë me të gjitha partitë e Kosovës.

Deputetja e AAK-së, që është tashmë në koalicion qeverisës, këmbënguli se çfarëdo marrëveshje me Beogradin kërkon që të ratifikohet në parlament me shumicë të cilësuar prej 80 votash, gjë që sipas saj ia pamundëson çdo lloj qeverie të jetë e njëanshme në dialog me Beogradin.

Qeveria Hoti u votëbesua me vetëm 61 vota në parlament, çka sipas gjykimit të Kadrijajt e vendos dukshëm në pozita më të dobëta për sa i përket dialogut.

Ajo kujtoi vështirësitë që kanë pasur të gjitha qeveritë me raportet me Serbinë, që prej vitit 2008 kur Kosova shpalli pavarësinë.

E pyetur për ndikimin që do të ketë Lista Serbe në qeveri dhe bisedimet me Beogradin, duke qenë se 10 deputetët e saj diktuan besimin e qeverisë Hoti, Kadrijaj u justifikua duke thënë se ajo “është kategori kushtetuese” dhe se me “kushtetutë Lista Serbe duhet të jetë pjesë e qeverisë”.

“Ata janë qytetarë të Kosovës dhe normal që duhet të votojnë për të mirën e Kosovës, por normalisht që për proceset e tilla për marrëveshje dhe projektligje të mëdha duhet të jemi bashkë pozitë dhe opozitë,” – u shpreh në qëndrim mbrojtës Kadrijaj, teksa më parë kishte theksuar se vendimet e qeverisë Haradinaj për taksën kishin qenë të drejta.

 

Lexoni gjithashtu:

Kryeministri Hoti: Do jem unë kryenegociator për dialogun

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026