G7 ofron mbi 18 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën
Liderët financiarë të G7 kanë rënë dakord për t’i ofruar Ukrainës një ndihmë prej 18.4 miliardë dollarë, raporton ‘Reuters’.
Ministrat e Financave dhe guvernatorët e bankave qendrore të SHBA, Japonisë, Kanadasë, Britanisë, Gjermanisë, Francës dhe Italisë po zhvillojnë bisedime nisur nga fakti se Ukraina ka mbetur pa para.
Vendet e G7 kanë mobilizuar një buxhet prej 18.4 miliardë dollarë për Kievin, përfshirë 9.2 miliardë dollarë nga zotimi i mëparshëm, thuhet në draft.
“Do të vazhdojmë të qëndrojmë krah Ukrainës në të gjithë këtë luftë dhe jemi të përgatitur për të bërë më shumë nëse është e nevojshme”, thuhet në deklaratë.
Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen tha se ishte rënë dakord për t’i ofruar Ukrainës burimet e nevojshme financiare, por nuk konfirmoi shifrën prej 18.4 miliardë dollarë.
Presidenti i Bjellorusisë, Lukashenko niset drejt Moskës, takim me Putinin
Barcelona drejt rritjes së taksës për kroçerat, nga 11 euro në afro 30 euro në ditë
Iranianët në vështirësi për ta siguruar bukën e gojës teksa çmimet vazhdojnë të rriten
- 15:40 40 mijë kërkesa, shtyhet edhe 10 ditë afati i aplikimeve për subvencionet e fermerëve
- 15:35 Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 1 vit burg për Edison Memollën
- 15:30 Presidenti i Bjellorusisë, Lukashenko niset drejt Moskës, takim me Putinin
- 15:16 Barcelona drejt rritjes së taksës për kroçerat, nga 11 euro në afro 30 euro në ditë
- 14:51 Iranianët në vështirësi për ta siguruar bukën e gojës teksa çmimet vazhdojnë të rriten
- 14:45 Ministrja suedeze merr foshnjen me vete në mbledhjen e qeverisë