Gjykata e Apelit rrëzon SPAK, heq masën e pezullimit nga detyra të Luan Dacit

5 Qershor 2020 | 15:48

Pezullimi i Luan Dacit nga detyra e gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit ka zgjatur vetëm 15 ditë. Gjykata e Posaçme e Apelit ka prishur vendimin e shkallës së parë, e cila miratoi dy javë më parë kërkesën e SPAK për t’i ngrirë funksionin.

Mësohet se Daci ka deklaruar në sallë se nuk ka falsifikuar dokumentet dhe nuk  ka pasur detyrimin ligjor për deklaruar shkarkimin nga detyra e gjyqtarit  22 vite më parë. Ish-Këshilli i Lartë i Drejtësisë e kishte larguar nga sistemi për paaftësi dhe shkelje të ligjit.

Sipas avokatëve, pezullimin nuk mund ta bëjë Gjykata e Posaçme por vetëm ajo Kushtetuese, duke qenë se Daci është pjesë e saj. Sipas prokurorisë, shkarkimi i Dacit 22 vite më parë është kriter ndalues dhe ai nuk duhet të ishte bërë pjesë e Kolegjit të Posaçëm.

Pas vendimit të sotëm, Daci nuk ka asnjë pengesë për të qenë pjesë e trupëS së gjyqtarëve të Apelit të vettingut dhe do të rikthehet në detyrë. Megjithatë, pezullimi i tij ka hapur debate të forta mbi cilësinë profesionale e personave që kryejnë vettingut ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve. 

Lexoni gjithashtu: 

Pezullimi i gjyqtarit të vetingut Luan Daci, përcaktohet trupa gjykuese e apelit

Vetingu në pikëpyetje, pas pezullimit të gjyqtarit Luan Daci, KPA do të riorganizojë seancat

Vishaj: Daci t’i hapë rrugë zëvendësimit të tij, të dorëhiqet nga KPA-ja

Fshehu shkarkimim për paaftësi, Gjykata e Posaçme përjashton nga sistemi gjyqtarin e Vettingut

Ekskluzive l A u thye “kështjella” e vetingut? Ish-prokurorja Antoneta Sevdari hedh dyshime të forta

Pezullimi i gjyqtarit të KPA, konstitucionalisti Sokol Hazizaj: Vihet në dyshim vendimmarrja e deritanishme

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026