Në pritje të konsensusit, Gerta Meta shpreh rezerva: Reforma zgjedhore nuk po bëhet siç u premtua

5 Qershor 2020 | 18:20

Kryetarja e Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë, Gerta Meta, ka folur rreth zhvillimeve të fundit politike, ku pak çaste më parë aktorët politikë dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë janë mbledhur në Pallatin e Kongreseve.

Ajo tha për Euronews Albania se, kjo nuk është një reformë siç ishte premtuar dhe kjo sipas saj, po faktohet edhe nga investimi i përfaqësuesve ndërkombëtarë.

“ Është një moment që e gjithë vëmendja e jo vetëm e ndërkombëtarëve, por edhe e jona si aktorë të të shoqërisë civile është se si do të finalizohet dhe a do të arrijnë që Këshilli Politik aty atë dalë me një mesazh për të thënë se më në fund e kemi reformën zgjedhore. Nuk është një reformë siç është premtuar, por është një reformë që është përballë një presioni të fortë të ndërkombëtarëve dhe po e ndjekin këmba-këmbës”, tha ajo.

Ajo tha shpreson që Këshilli Politik të arrijë në një marrëveshje që do t’i shërbejë qytetarëve shqiptarë.

“Do ishte pozitive që edhe ne të ishim aty për të parë se çfarë qasje do të ketë mbledhja e orëve të fundit, por megjithatë shpresojmë qe klasa politike të jetë kthjelluar, ndoshta do të japin një ofertë që iu shërben qytetarëve shqiptare. Ju e shikoni se sa i vonuar është reagimi i opozitës jashtëparlamentare”, shtoi ajo.

Mes tjerash, znj. Meta u shpreh kritike pasi aktorët e shoqërisë civile janë përjashtuar nga diskutimet në kësaj tryeze. Sipas saj, prezenca e aktorëve të shoqërisë civile në diksutime do të kontribuonte në rritjen e transparencës.

“Roli i shoqërisë civile duhet të ishte aty. Ndoshta ndërkombëtarët, besoj kur situata të qetësohet sistuata, do ta thonë fjalën e tyre që ne si aktorët të shoqëris civile duhet të ishim aty, sepse kjo do t’i shërbente transparencës së Këshillit Politik”, shtoi ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026