Rusia i ndërpret Finlandës furnizimin me gaz
Rusia ka ndërprerë furnizimin me gaz të Finlandës, duke shënuar kështu përshkallëzimin e përplasjes me Perëndimin për pagesën me rubla.
Ndërprerja u konfirmua ditën e shtunë nga gjiganti rus Gazprom.
Nga ana e saj, qeveria finlandeze deklaroi se furnizimet ishin ndërprerë, por pa shkaktuar probleme për konsumatorët e saj.
Helsinki ka refuzuar të paguajë furnizimet me gaz në rubla, por lëvizja e Moskës vjen gjithashtu pas aplikimit të vendit skandinav për t’u anëtarësuar në NATO.
Pavarësisht konfliktit në Ukrainë, i nisur më 24 shkurt, Rusia vazhdon të furnizojë me gaz shumë vende evropiane.
Pasi fuqitë perëndimore e sanksionuan, Kremlini paralajmëroi vendet “armike” se duhet ta paguanin gazin në valutën ruse, një lëvizje kjo që u konsiderua si shantazh nga BE-ja.
Vartësia nga gazi dhe nafta ruse janë një faktor që ka ndikuar në rritjen e kostos së jetesës me të cilën po përballen shumë qytetarë evropianë.
Finlanda importon shumicën e gazit të saj nga Rusia, por furnizimi me lëndën në fjalë përbën më pak se një të dhjetën e nevojës për energji të vendit nordik.
I pyetur mbi çështjen, një zëdhënës i Kremlinit deklaroi se askush nuk do të marrë asgjë falas.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje