Paralajmërimi i OBSH-së: Lufta kundër COVID s’do të marrë fund

5 Qershor 2020 | 20:41

Edhe pse në shumë vende të botës kanë filluar masat lehtësuese pas COVID-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve të vazhdojnë të ruajnë vetveten dhe të respektojnë masat e sigurisë.

Sipas burimeve të organizatës, shumë vende që kanë lehtësuar masat, kanë parë rritje të numrit të të infektuarve. Zëdhënësja e OBSH, Margaret Harris deklaroi se tanimë epiqendra e pandemisë janë vendet e Amerikës Qendrore, Jugore dhe Amerikës Veriore – veçanërisht Shtetet e Bashkuara. Ajo paralajmëroi se lufta kundër COVID-19 nuk do të marrë fund, deri sa të mos ketë virus në asnjë vend të botës.

Ajo gjithashtu bëri thirrje për protestuesit në të gjithë botën që mbështesin lëvizjen Black Lives Matter”, për të marrë masa paraprake, duke i nxitur ata të ruajnë distancën shoqërore, të lajnë duart dhe  të mos  prekin gojën, hundën dhe sytë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026