Polici akuzohet se përdhunoi viktimën e abuzimit seksual, Lleshaj paralajmëron ashpërsim të ligjit

6 Qershor 2020 | 10:02

Ministri Brendshëm Sandër Lleshaj reagoi lidhur me skandalin e abuzimit të 15-vjeçares dhe pezullimin e shefit të komisariatit të Fushë-Arrëzit i cili dyshohet se përdhunoi një vajzë që kishte shkuar në polici të denonconte një abuzim seksual.

Në një prononcim për mediat nga pika e kalimit kufitar të Hanit të Hotit, ministri duke paralajmëroi masa të forta ligjore ndaj rasteve të tilla.

“Është pranuar një informacion dhe kemi vepruar shpejt për të goditur këtë rast. Do t’i shkojmë deri në skaj zbatimit ligjit. Nuk është thjesht çështje ligji, duhet reagojmë si shoqëri e të forcojmë bashkëpunimin.

Ndoshta ka ardhur koha për të rishikuar në thelb qasjen tonë në drejtim të mbrojtjes së viktimave të dhunës seksuale dhe kryesisht të të miturve, duke shtuar penalitetet në tërësi por duhen çuar në ekstrem penalitetet për kujdestarët, pasi mesa shohin gjëma ka ardhur prej rojeve, prej kujdestarëve, prej atyre që zëvendësojnë prindërit”, tha ministri.

Shefi i stacionit policor në Fushë-Arrëz, Izmir Duraku u arrestua nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave në orët e vona të mbrëmjes së të premtes me akuzën e marrëdhënieve seksuale me dhunë.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur 5 vite më parë, por është kallëzuar së fundmi nga vajza, në prani të një psikologu.

Në muajin prill 2015, ajo kishte shkuar për të denoncuar abuzimin seksual nga disa persona, punonjës të shtëpisë së fëmijës në Shkodër, por pretendon se është përdhunuar nga Duraku i cili në atë kohë ishte me detyrë specialist i Hetimit të Krimeve në policinë e Shkodrës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026