Vllaznia mbetet pa trajner, Mirsad Jonuz largohet pas vonesave me pagat

6 Qershor 2020 | 15:53

Mirsad Jonuz nuk do të jetë më drejtues i Vllaznisë. Trajneri është larguar pas ndeshjes me Flamurtarin drejt Maqedonisë së Veriut dhe vetë ai e ka konfirmuar për mediat se nuk do të kthehet më për të drejtuar ekipin shkodran.

Shkak i vendimit për t’u larguar është bërë situata e krijuar me rrogat. Stafi dhe lojtarët nuk paguhen që prej muajit janar.

“Kjo është një situatë e rëndë për të gjithë. Nuk ka lidhje rroga ime, por lojtarët ankoheshin çdo ditë. Nuk mund të vazhdohej më, u bë stresuese për mua. Tashme çdo gjë ka përfunduar. I thashë klubit qartazi, nuk mund të vazhdohet. Ky është vendimi im,” – u shpreh Jonuz.

Kontrata e 58-vjeçarit maqedon ka përfunduar në datën 31 maj, por pavarësisht tentativave të drejtuesve të klubit për t’i ofruar një kontratë të re, Jonuz e ka marrë vendimin për t’i dhënë fund aventurës në Shkodër.

Vllaznia lufton për mbijetesë në Superligë bashkë me Bylisin e Partizanin, por ndryshe nga kjo e fundit – që ka 4 humbje radhazi – skuadra ka mare 7 pikë në 3 ndeshjet e fundit.

 

Lexoni gjithashtu:

Problemi i pagave te Vllaznia, Kadia: Marrëveshja nuk ka përfshirë Këshillin Bashkiak, buxheti ende i parishikuar

Vllaznia rikthehet në stërvitje, lojtarët dhe drejtuesit arrijnë një marrëveshje për pagat e prapambetura

Këshilli Bashkiak i Shkodrës kërkon rishikimin e pasqyrave financiare të Vllaznisë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026