​Bilanci i COVID-19 në Kosovë: 1194 të infektuar, 31 të vdekur dhe 884 të shëruar

7 Qershor 2020 | 06:10

Mbrëmë u shënuan edhe 36 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 1 194.

Po ashtu mbrëmë u regjistrua edhe një vdekje nga kjo pandemi. Një 71-vjeçar nga Vushtrria, i cili kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese ka ndërruar jetë duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 31. Që nga fillimi i pandemisë globale dhe deri sot, numri i pacientëve të shëruar nga COVID-19 në Kosovë ka shkuar në 884.

“Nga data 08 shkurt deri më 06 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 16.378 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.194 raste, me gjithsej 31 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Sot më 06 qershor 2020, janë shëruar 8 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 884 raste”, thuhet në raportin e IKSHPK-së, raporton Kosova Press. 

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe vëzhguar të gjitha kontaktet e rasteve, me qëllim mbajtjen e situatës nën kontroll.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026